Ishin kthyer në makthin e bizneseve, arrestohen 2 hajdutët e shpallet në kërkim i treti, nën hetim edhe një 17-vjeçar

Ishin kthyer në makthin e bizneseve, arrestohen 2 hajdutët e shpallet në kërkim i treti, nën hetim edhe një 17-vjeçar

Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një është shpallur në kërkim pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur një dyqan. Po ashtu në saj të këtij operacioni të koduar 'Prita'  është proceduar në gjendje të lirë një tjetër person.

Të arrestuarit janë E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës; J. P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, ndërsa i shpalluri në kërkim është A.A., 17 vjeç, të dy banues banues në Durrës. Policia njofton se në gjendje të lirë është proceduar edhe J. T., 17 vjeç.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjerin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë  duke vjedhur dyqanin bulmetore që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:

Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vjedhur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”.

Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal, ku kanë marë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.

Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.

Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.

Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të reja dhe një kapuç i zi. Ndërkohë personat në fjalë akuzohen për veprën penale "Vjedhja".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 17/10/2019 16:34

    Motre fredit cup e mire une e kam q.r....mmmm sa e mire

    Përgjigju
    • Çole: 17/10/2019 17:01

      Ahahahahahahahahaha sa po qesh, sa bukur ja ke bërë ke rimë, me bejte, ahahahahahahahaha, jeni të mëdhenj.

  • Vlora: 17/10/2019 15:39

    Ore Fredi se na cmende po keta ca jane

    Përgjigju
    • Çolja: 17/10/2019 17:02

      Ahahahahahahahahaha, jeni të mëdhenj, sa po qesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij