PUKE- Dy të rinj janë gjetur të pajetë në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez. Report Tv mëson se viktimat janë Taulant Pjetri 20-vjeç dhe Kristaq Maka 24-vjeç. Ata janë gjetur pa jetë në greminë rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga familjarët në fshatin Buzhalë.
Sipas policisë prej dy ditësh të rinjtë kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal, që u kishin humbur. Si pasojë e motit të keq, Makën dhe Pjetrin i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin.
Pas marrjes së informacionit policia është nisur për në zonën e lokalizuar nga familjarët për të nxjerrë trupat. Zona malore është e thellë dhe komunikimi mes policisë dhe familjarëve është i pamundur për shkak të mungesës së valëve të telefonit.
Kjo fundjavë risolli acarin dhe dëborën thuajse në të gjithë vendin. Era e fortë, veçanërisht gjatë natës, ka sjellë pasoja, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Katër kamionë janë përmbysur në rrugë, tjegullat janë shkëputur nga çatitë (lexo ketu).
Zona e Buzhalës në Pukë, ku ka ndodhur ngjarja
Lajmi në përditësim...
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3945
Lajme të tjera
-
Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale
23 Mars, 19:46
-
Bardhi nga Puka: Rama mori paratë e pensioneve dhe i çoi për 'Portin e Durrësit'
22 Mars, 16:53
-
VIDEO/ Lezha përfshihet nga era e fortë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin
11 Mars, 13:59
-
Orikumi, Dukati e Llogoraja pa energji elektrike, era e fortë 'paralizon' Vlorën
11 Mars, 11:48
-
Kryebashkiaku i Berishës në mbledhjen e Ramës, Dodaj: Takim i frytshëm! Duam përkrahje, jo të jemi 'delja e zezë'! Kërkova investime për Pukën
10 Mars, 17:45
-
Përkeqësimi i motit, sot anulohen lundrimet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë
10 Mars, 11:56
-
Kërcënoi fqinjin me kallashnikov pas sherrit për pronën, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër
29 Shkurt, 11:08
-
Presidenti Begaj në stërvitjen ‘Mbrojtja e Qëndrueshme’ në Pukë: Forcat e Armatosura, vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë
13 Shkurt, 16:56
-
NJOFTIM/ Pezullohet lundrimi për anijet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, shkak moti i keq
10 Shkurt, 10:29
-
Moti i keq, pezullohet për 4 ditë lundrimi i mjeteve të peshkimit në gjithë vijën bregdetare
9 Shkurt, 11:46
-
NJOFTIM/ Nga nesër ndalohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, shkak moti i keq
8 Shkurt, 21:03
-
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Pukë
28 Janar, 10:49
Ngushellime familjeve!!
PërgjigjuOpa. Na doli nga puka edhe indrituri berat buzhala. E gjithe paria e kosoves nga Puka.
Përgjigjupuka te ashtu motrat tek vendi
Ngushllime familjeve!