I shtynë prej tërmetit, por s'pritën përfundimin e sezonit turistik, IKMT prish 2 'beach bare' pa leje në Vlorë

I shtynë prej tërmetit, por s'pritën përfundimin e sezonit turistik, IKMT prish 2 'beach bare' pa leje në Vlorë

Foto ilustruese

VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur dy "beach bare" në Vlorë, të cilat ishin planifikuar për t'u shembur që në nëntor të 2019, por që u shtynë për shkak të tërmetit.

"Koha e duhur" për Inspektoratin për shembjen e këtyre dy bizneseve pa leje ka qenë pikërisht sezoni turistik, pavarësisht goditjes që ato kanë marrë edhe nga COVID-19.

Megjithatë, ndryshe nga aksionet në qytetet e tjera të vendit, pronarët nuk kanë bërë rezistencë, madje i kanë shembur një pjesë të bizneseve me duart e tyre.

IKMT ka ndërrmarë aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje në mes të sezonit turistik edhe në qytete të tjera si Shkodër, e Velipojë, e cila është shoqëruar me protesta nga pronarët, të cilët thotë se nuk janë njoftuar paraprakisht me një dokument të shkruar. Për këtë ka pasur edhe debat edhe mes kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në varësi të së cilit është IKMT, sipas së cilit shembjet nuk duhet të bëhen gjatë sezonit turistik dhe pronarët duhet të njoftohen më herët. I të njëjtit mendim si Ndreu ka qenë edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HA'ozi: 03/07/2020 21:22

    Ndertime e terraca ne mes te reres se Plazhit..,e absurditete te tilla skandaloze "te fortesh".,vetem ne Albanistan mund te ndodhe???!!!

    Përgjigju
  • lori: 03/07/2020 17:30

    Nqse jane te pa ligjeshme duhen prishur po perse tani ne kohen e sezonit turistik...?? Keto jane turpe shqipetare.... Po ne qofte se do te prisheshim ne perfundim te sezonit turistik cfar do te ndodhete.... A po IKMT tani u zgjua.... Idjotesi insttucionale....

    Përgjigju
  • vjosa: 03/07/2020 17:18

    MOS LINI BEACH MUT NEPER RERE NE KEMBE,,,NUK KA NEVOJE POPULLI SHQIPTAR PER LOKALE NE RERE,,,SEPSE I MARRIN USHQIMET DHE PIJET ME VETE,,,,BRAVO EDI RAMA,,,NUK PO E KUPTOJNE KETA PALACO QE NUK BEHET ASGJE NE BREZIN E RERES,,,,VOTEN TIME EDI RAMA DO JETE PER TY,,SEPSE TI RAMA E KE KUPTUAR QE ASGJE NUK NDERTOHET NE BREZIN E RERES AI ESHTE I SHENJTE ,,,POR JAM HABITUR SOT SESI KRYETARI I PD BASHA I DOLI NE MBROJTJE NDERTIMEVE TE PALIGJSHME NE RERE SOT NE VELIPOJE...SI MUND TA VOTOJE POPULLI SHQIPTAR KETE PALACO E MASKARA .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)