Dy turistët gjermanë që ishin zhdukur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve, ata janë gjetur në zonën e fshatit Stavraj dhe po shkojnë drejt Përmetit dhe po i bashkohen grupit të giudës, që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonat malore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zhdukjen e tij, emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.
Turistët kanë qenë duke shëtitur zonën me automjet dhe si pasojë e një defekti në mjet, e kanë braktisur atë. Më pas ata kanë dalë në rrugë dhe kanë gjetur një furgon që po qarkullonte në atë zonë, i cili edhe i ka marrë. Fatmirësisht ata tani janë shëndoshë e mirë.
Dy turistë gjermanë janë zhdukur në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, ndërsa prej rreth 48 orësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Sipas informacioneve paraprake, kontaktet janë humbur edhe me guidën që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonën malore.
Pas marrjes së njoftimit,emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.
Lajmi në përditësim
Komente









