'Ishit rastësisht në atë post', deklarata e fortë e gazetarit: Vrasësit kanë ndenjur mbi 90 min para selisë blu, e dinte gjysma e PD dhe nuk e dinte SHIKU! Klosi: Ne s'mund të dinim gjithçka (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi dhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi patën një përplasje të fakteve në studion e "Repolitix'  në lidhje me detajet e vrasjes së Azem Hajdarit. Dervishi bëri një deklaratë të fortë kur tha se vrasesit kanë qëndruar dy ditë në Tiranë dhe 1 orë e 30 minuta para selisë blu para se ta ekzekutonin Hajdarin. Dervishi shtoi se e kishte marrë vesh gjysma e Tiranës dhe njerëzve në selinë blu që aty ishin vrasësit për të ekzekutuar Hajdarin dhe SHIKU në atë kohë nuk dinte asgjë.

Replika erdhi nga Fatos Klosi si ish kreu i SHIKU-t duke thënë se në atë kohë nuk kishte profesionalistë në shërbimin informativ dhe nuk mund të dije gjithçka kush hynte dhe dilte. Klosi tha se Hajdari nuk mund të ruhej nga SHIKU në selinë blu, por vetëm kur ai dilte jashtë Tiranës për mitingje.

Pjesë nga debati në studio

Klosi: Ata që donin ta vrisnin mburreshin në Tropojë se donin ta vrisnin e thonin hapur, mes tyre ishte edhe fisi Haklaj, e dinte dhe Azemi. Unë kam takuar ministrin e Brendshëm një ditë më vonë dhe më tha fola me Azemin dhe më tha se do ruhem. Madje disa ditë më vonë Azemi ka falenderuar në media Shërbimin Informativ dhe Ministrinë e Brendshme për mbrojtjen e tij.  Ai  nuk mbrohej në selinë e PD por nëse dilte nga Tirana.

Dervishi:  Grupi kishte dy ditë në Tiranë e ka marrë vesh gjysma e qytetit dhe jo shërbimi sekret. Makina ka ndenjur 1orë e 30 minuta para selisë blu dhe njerëzit kanë lëvizur nga lokalet se e dinin se çdo ndodhte. E dinte gjysmë e PD rrotull, habitem si nuk e dinte shërbimi.

Klosi: Në Tropojë nuk kishim strukturë, por kishim vetëm 3 veta. Në atë kohë ishte terror në Tropojë. Ju e dini situatën në atë kohë

Dervishi: Kjo është e vetmja gjë që ju justifikon juve, situata në 1998. Ju ishit rastësisht në atë post, nga një mësues i thjeshtë u vutë...

Klosi: E ke gabim nëse mend se SHIKU i dinte të gjitha, nuk mund të kontrollonim të gjithë njerëzit se kush vinte e dilte e jo më Haklajt. S'ka pasur ndonjë profesionalizëm që ne të mbroheshim nga raste të tilla.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Universitetet mësim online dhe mbyllen konviktet, ju duket i drejtë vendimi i Komitetit të ekspertëve?

Komento

Komente

  • Lulekuqja: 30/09/2020 15:15

    Ne raste se gazetari ben deklarata te tilla, duhet t'i drejtohet prokurorise per te paraqitur faktet dhe provat. Ne rast se prokuroret e ceshtjes jane me te vertete te afte dyhet te leshojne fletethirrjen per kete deklarate dhe ne rast se nuk e respoekton kete fletethirrje mund te shkoje deri ne fshehje te provave ose bashkepunim ne zhdukjen e provave. E keqja eshte qe ende prokuroret jane si z.Maliq dhe ende nuk konsiderojne si prove keto qe thuhen poshte e perpjete. Per me teper eshte shkelje e te drejtes per nje proces te rregullt gjyqesor, qe elementet e deshmive diskutohen poshte e larte neper studio televizive dhe per me teper qe avokati mbrojtes fillon mbrojtjen jashte salles se gjyqit.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 30/09/2020 12:56

    KY DERVISHI QE FLET SIKUR I DI TE GJITHA KA QEN NE VENDIN E NGJARJES DHE PSE NUK SHKON NE PROKURORI KY TREGON EDHE BISEDA SIKUR KA QEN PREZENT ATJE KY SHKERDHATA ESHTE NJE ZAGAR NJE LARO MASHA DHE IDHTARI SALI VRASESIT PER SALIUN RENDOJN KRIME TE PA NUMURA PIR KETU GJUKATAT KAN QEN ME NJERZ TE LIDHUR ME KRIMIN DHE QE I KAN SHERBYER SALI KANCERIT FAKTET DHE KRIMET E SALIUT I DI IZET HAXHIA QE NJE PJES TE TYRE I KA PRANUAR EDHE VET QE I KA BER ME URDHER TE SALIUT SI SULMI QE BEN MARINSAVE AMERIKAN NE RINAS ME BLINDIN E BANGES KOMBETARE PER VENJEN E BOMBES NE AMBASADEN AMERIKANE PER URDHERIN PER VRASJEN E SHABAN MEMIS PER URDHERIN PER TE SULMUAR POPULLATEN NE JUG TE SHQIPERISE KETE DERVISHIN QE NA HIQET SE I DI TE GJITHA TA MARI SPKU NE PYETJE SHKERDHATEN MOS TE DALI NEPER STUDJO DHE TE TREGOJ MUHABETE KAFENRSH BUTHSHKERDHYERI SE I DHIMBSET SALI KANCERI

    Përgjigju
  • Shqiptari: 30/09/2020 07:21

    Mirmengjes Realitetin thote gazetari, nga nje mesues u ne kryetar SHIK-u. Cfare pret prej tij - profesionalizem. Deri me sot nuk kam pare kryetar te sherbimit kombetar qe te shkoje neper studiot televizive. Kuptohet sa interes ka pasur ai per te pasur profesioniste ne sherbimin kombetar, te me falin por nuk dua te fyej profesionistet qe punojne dhe kane punuar ne sherbimin kombetar. Eshte shume e thjeshte- sikur nje njeri qe pret dru ne pyll, ta besh mesues matematike dhe te shkoje te jape mesim tek nxenesit. Keshtu ka qene edhe Ky ”profesionist “ ne krye te SHIK-ut. Gjithe te mirat

    Përgjigju
    • Arbëri: 30/09/2020 09:17

      Thjesht, mos ia fut kot o shqiptar



×

Lajmi i fundit

John

"Karantina shpirtërore", aktivistja Xheni Karaj publikon videon sensibilizuese për të drejtat e LGBTI! Marrin pjesë ambasadorë e artistë