Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës

Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës

Lulzim Basha dhe Piro Ahmetaj

Në respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa qëndrime shtesë: Së pari, besoj që tashmë të jenë kthjelluar të gjitha dilemat: “ish-PD, ose edhe më qartë, kompania private e Lulëzim Bashës i ka (1) shitur, ja kanë (2) manipuluar/vjedhur si dhe i ka (3) humbur në mënyrë turpëruese edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2021”!

Veçmas, ose të 3-ja së bashku nuk ka më asnjë pikë rëndësie. Ashtu si edhe retorika e të gjithëditurve, dufi i militantëve të dëshpëruar në rrjete sociale apo diskutimete skuadrës humbëse, ose të punësuarve të rinj nga PD në Kuvend pas shtator 2021 (Basha, Bardhi, Rushi, Duma, Salianji, Gjokmarkaj, etj te (de) graduar si ofiqarë), do kenë ZERO interes për demokratët, deri në zgjedhjet e  2025 !

Fshati digjet, znj…, krihet thotë populli. Ja kështu mbasi e rimori pa turp karrigen, Kryetari, doroviti skuadrën e tij humbëse dhe sekserët zullumqarë me poste në forume (KK & Kryesi) vetëm për të forcuar murin e kamikazëve dhe si Ali komiku i Bagdadit vijon të mbajë ligjërata mbi: «fitoret madhështore që e presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025,  e sigurt në 2029”!

Së dyti, pavarësisht kostumit perëndimor, artikulimit Euro-Atlantik  apo ballukeve bolshevike: “qasja delinkuente  e LB dhe gardës së ofiqarëve rreth tij”, e ka katandisur tashmë PD në një kompani të falimentuar.

Me fjalë të tjera, 13 Qershori, 18 Korriku dhe 30 Gushti 2021 do të inventarizohen në memorien e pluralizmit si funerale poshtëruese të vlerave dhe  besimit te PD!

Parë kështu, këto 3 data demonstrojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë!  Kështu, faqe e zezë kur personazhe me peshë publike, prisnin si “haleluja” renditjen në listën e Kryetarit mashtrues, dhe me zvarritje në të tria këto ngjarje për të hipotekuar fundin pa lavdi të PD së LB!

Ndërsa një gardë pagatorësh, ende zgërdhihen nëpër studio dhe kuvend duke brohoritur: “deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm”, edhe pse nën drejtimin e tij në 8 vjet, PD s’ka  asnjë fitore të vetme.

Neveri për mediat e kapterëve, ngritur me parat e VEFA-s dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e familjarëve që qelbën dynjanë me propagandën: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar edhe pro Amerikan i madh  …”!

Keqardhje për 10-ra mijëra demokratë, që edhe mbas dëshpërimit për humbjen mëkatare, i marrin zvarrë në llogoret e betejave e radhës: “për mbrojtjen e nderit të Kryetarit humbës…”.

Së treti, për rrethana shtesë e kam ndjekur i pasurprizuar dhe i pazhgënjyer “trimërimin e vonuar” të Lulezim Bashës për ta përjashtuar (vrarë Babën) nga grupi parlamentar dhe pabesinë cinike për ta diskretitur ish-Kryetarin, Presidentin,  Kryeministrin,bashkë me të edhehistorinë dhe vlerat e PD për 30 vjet!

Që kryetari pa këllqe, këtë vendimarrje nuk e ka bërë as për PD, as për Shqipërinë, as për SHBA dhe as per t’u hakmarrë në emër te armiqve të Berishës, por vetëm për interesat e tij private “këte e di edhe maçi” thonë nga jugu, dhe besoja ta dinë edhe të punësuarit e rinj në kuvend, që fluturojnë nga gëzimi që “janë thirrur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë”! Çfarë mjerimi !

Nga ana tjetër, shpreh neverinë për qasjen e Bashistëve: “kush nuk është pro Kryetarit të Madh, është armik  i SHBA, i PD dhe iKombit. Pra “Rrezikut Amerikan”, i një forme moderne, edhe më tinzare se E. Hoxhës.  Kujtohuni se për të rrimarë karrigen e Kryetarit në 13 Qershor, si skuth i stërvitur, u tha demokratëve: “kush nuk voton mua njeh zgjedhjet e vjedhura dhe voton armikun Rama” !

Po ashtu qasja se “ato që di unë dhe Berisha s’do i merrni vesh kurrë”, jane shfaqje të një qurramani të llastuar, pasi mbështetur në parimet bazë, Liderët e Partive (jo kompanive private) kanë detyrim të informojnë strukturat për “gjithçka që dinë”, ashtu siç edhe mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë dhe nuk bëjnë” në interes të organizatës që drejtojnë !

Përsa që angazhohen me përgjegjësi publike, kjo qëndron për Bashën edhe për Berishën, për t’u thënë demokratëve dhe Shqiptarëve: “çfarë nuk do marrin vesh kurrë”?! Shqipëria nuk ka armë bërthamore dhe kujtohuni që mbasi bëri publike edhe emailed e Ambasadorit DonaldLu, “Basha është shpallur i pa besuar nga USA për sekrete”.

Po ashtu e gjykoj si povokim të rëndë ndryshimin tinzar të statusi si dhe shashkën cinike: “nuk e mbledh forumet për vendimmarrjet e SHBA”, sikur Partinë ta ketë trashëgimi…? Nëse vërtet ka dalldisur deri këtu, anëtarësia e PD duhet të kërkojë komision mjekësor se qenka shumë rëndë.

Së katërti, edhe“reagimi i vonuar” Berishës, mesa duket i frymëzon militantët, por nuk besoj të bind  demokratët dhe shqiptarët me arsye të shëndoshë.

Për shembull, që Basha ka qenë i emëruari dhe kanakari tij dora vetë, kjo është e“vërtet e çimentuar” në hapësirën mbarë shqiptare dhe atë ndërkombëtare ! Ashtu siç edhe është e “vërtetë e rrënjosur”tashmë që LB nuk e ka zgjedhur askush as në 2005, as 2011, as 2013, as 2017, as në 2021, por është emëruar me bekimin, mbështetjen dhe heshtjen dëshpëruese të Sali Berishës.

Nga ana tjetër, jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm. Kështu përtej  personalizimit bajat (me Berishën apo me Bashën) uroj që ky realitet,i krijuar nga kjo rethanë, të ndezi dritat e shpresës për të zgjuar arsyet fisnike mbi domosdoshmërinë kritike për ta trasformuar, ri-dimensionuar si dhe rikthyer vlerat e të djathtës moderne në PD.

Së pesti, statusin“Non Grata” nga DASH, si çështje familjare, Berisha e ka adresuar në gjykatë, dhe deri sa ajo të shprehet “prezumohet pafajësia”! Ky mbetet një parim i përbotshëm në demokraci. Nëse njerëzit do ndëshkoheshin me procedura teknike dhe mbi fakte të pa provuara nga gjykata do ishte shuar gjysma e njerëzimit !

Si dëshmitar teknik,ri-përsëris vendosmërinë e mirënjohur dhe rolin thelbësor të ish-Kryeministrit Berisha në procesin drejt/pas anëtarësimit në NATO. Kështu,risjell në kujtesë se në 2012 Shqipëria vlerësohet zyrtarisht:“një ndër 5 vendet model për përmbushjen për kontributet në NATO”!

Duke parë nga ky këndvështrim, pa bërë as prokurorin, as avokatin, as gjykatësin: “vendimin ndaj Berishës, nuk e gjej relevant me kohën, as të mirë balancuar, as racionale dhe as proporcionale me nevojën që ka Shqipëria për të rritur besimin te modelet e shtetit të së drejtës (SHBA/BE) si dhe për përmirësuar mekanizmat e demokracisë funksionale”!

Shpresoj që Bashistët të mos më shpallin në«grupin amiqësor anti-USA» = janë bërë për t’u mëshiruar.

Thënë këtë, lëvizja “Foltore” do të dështonte pa lindur ende, nëse do e bashkonte çështjen e familjes Berisha, domosdoshmërinë JETIKE dhe   përgjegjshmërinë e “babait”për të ndërmarrë një operacion shpëtimi për PD.

Duam apo nuk duam, është fakt se të gjitha opsionet e tjera (anti Bashë) kanë dështuar me sukses të plotë në këto 8 vite. Pra e besojmë apo jo, Berisha, ka kapacitetin për ta shkundur nga themelet kështjellën e pushtuar nga një sekt humbësish.

Së fundmi,thënë sa më lartë,  refuzoj me përbuzje të përfshihem më tej në debatin banal : “Dr.Berisha apo L.B”, edhe pse kurrë, për asnjë arsye, për asnjë referencë dhe rrethanë, nuk ka fare vend për krahasime !

Për më tepër, e përsëris se jo personalizimi dhe ndarja në llogore, por ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi (BTM)mbetet domosdoshmëri për nisur një proces të shëndetshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si SHBA dhe gjithë Europa.

Ndaj, duke ju falënderuar për mijëra mesazhet inkurajuese, dua ta përsëris fort se jam i përkushtuar për të kontribuar me përgjegjshmëri shtesë në mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ik o gjeneral leshi: 24/09/2021 14:43

    Kur flet ti qe I bleve gradat vk te tjerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin