Ish-këshilltari i Bashës, sulmon Berishën: Falë SHBA, po u vjen fundi politikanëve zullumqarë! Pasi vodhën e shkatërruan Shqipërinë, tani janë kundër amerikës

Ish-këshilltari i Bashës, sulmon Berishën: Falë SHBA, po u vjen fundi politikanëve zullumqarë! Pasi vodhën e shkatërruan Shqipërinë, tani janë kundër amerikës

Sali Berisha dhe Piro Ahmetaj

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, gjenerali Piro Ahmetaj, ndërsa ka postuar posimin e Ambasadës amerikanë në Tiranë me foto të 30 vjetorit të vizitës së ish-sekretarit James Baker në Tiranë, e ka falënderuar SHBA duke thënë se vetëm falë saj po u vjen fundi politikanëve ziliqarë.

Me anë të këtij postimi Ahmetaj sulmon Sali Berishën pasi në postimin e tij thekson se këto politikanë sipas tij kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë demokratike. Ndërsa e cilëson Berishën si anti SHBA shkruan "fali zot se nuk dinë çfarë bëjnë". Anti SHBA ai cilëson dhe ata që kanë mbrojtur Berishën pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Një prej politikanëve që i ka dalë në mbrojtje Berishës është edhe Basha.

“Me mirënjohje amerikës si dhe shpresëplotë se edhe ne Shqipëria do t'ja dalim për të kthyer besimin te demokracia funksionale si  te amerika dhe gjithë BE! Vetëm falë SHBA, po u vjen fundi Politikanëve zullumqarë si dhe gardës se sekserëve që 30 vjet radhazi, mbasi vjedhin votën, pushtojnë Partitë, emerojnë deputët, ministrat, gjyqtarët, prekurorët, doganierët, u grabisin pronat shqiptarëve, kanë përdhosur emrin e Shqipërisë; kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë demokratike si SHBA dhe gjithë BE!

Mbështetja nga SHBA e interesave shqiptare në 109 vitet që shkuan & për 100 që vijnë mbetet përtej çdo emri, fotografie, çeku të bardhë, të kuq apo blu qoftë! Për gardën e të marrosurve sa anti-SHBA, aq edhe anti- Shqipëri: "fali o zot se nuk dinë çfar bëjnë"! Mirënjohje SHBA dhe 10 Ambasadorëve në 30 vjet, Sh.T Donald Lu Sh.S Yuri Kim, etj! Zoti e bekoftë partneriterin strategjik”, shkruan Ahmetaj.

2 ditë më parë ambasada e SHBA në 30 vjetorin e vizitës Sekretarit amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker në Tiranë postoi foto në rrjete sociale duke cituar disa fjalë të tij nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker në fjalimin e tij historik që mbajti.

Pas këtij postimi ka reaguar Jamarbër Malltezi, i cili është shprehur i revoltuar se pse Ambasada Amerikane nuk ka postuar foto të vjehrrit të tij, ish-kryeministrit Berisha, me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Malltezi akuzon Ambasadën Amerikane për ndryshimin e historisë, ndërsa e quan Sorosiste, duke iu referuar pretendimit të Berishës se Soros ka dorë në vendimin e DASH për të futur në listën e zezë bashkë me familjen. “Retushimet e fotove, ndryshimin e historisë sipas interesit & fallacy of misplaced correctness i dinim komuniste - qenkan dhe Sorosiste”, shkroi Malltezi. 

Kjo "luftë" ndaj SHBA vjen pasi futi Berishën dhe familja e tij në listën e zezë. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, Berisha akuzohet nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, Familjes dhe aleatit, si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. 

Postimi i Piro Ahmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)