Ish-komandoja terrorist kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do ta paguani, i bindem vetëm Allahut

Ka dalë sot para trupës gjykuese ish-komandoja Erzen Uka i cili u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e “stërvitjes për kryerjen e akteve terroriste” dhe nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Seanca gjyqsore u shoqërua me tensione.

Uka ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu.

Në momenti kur gjyqtari i ka këruar të ngrihet në këmbë për të dhënë gjeneralitetet ai është revoltuar ndaj saj duke i thënë: Nuk çohem, i bindem vetëm urdhrit të Allahut, nuk ju njoh si drejtësi. Do ta paguani sa të dal që këtej.

29 vjeçari Erzen Uka, i vetëshpallur me emrin Hamzah Uka ka publikuar video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t'i dërguar si luftëtar të ISIS.

Prokuroria për Krime të Rënda kishte kohë që e mbante nën vëzhgim 29 vjeçarin, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e forcave të Armatosura. Erzen Uka ka shërbyer në dy misione ushtarake kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak në vitin 2011, por që pas kthimit nga këto misione ai ka shfaqur prirje ekstremiste.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ido bido: 16/04/2019 20:41

    Futini plumin

    Përgjigju
  • Shqiptari: 16/04/2019 18:03

    Ikni mer lerini te qete njerezit. Ai I ka sherbyer atdheut dhe qe u meson femijeve vetmbrojtje seshte krim. Ai ushtarak eshte ate u meson sdi ctu mesoj me shume. Vidiot ngjajne si vetmbrojtje. Ksaj I thone si me u gjet kola ne pune. Pash ndonjenin tek parku liqenit me femije me be stervitje nburg...

    Përgjigju
    • Ermi: 16/04/2019 23:50

      vrit veten

  • Toni: 16/04/2019 15:53

    Pse i arrestoni keta njerez parahistorike dhe trushpelare? Futini nje plumb dhe shpeton shoqeria nga ky kancer ekstremist...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet