Ish-kryeministri grek pakënaqësi ndaj Francës për negociatat: Po vihen në dyshim vlerat europiane

Ish-kryeministri grek pakënaqësi ndaj Francës për negociatat: Po vihen në dyshim vlerat europiane

Ish-kryeministri grek George Papandreu me anë të një deklarate ka bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ndër të tjera, ka shprehur pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, duke theksuar se:

“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim. Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, ka theksuar Papandreu.

Shumë ndërkombëtar janë shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë megjithatë Franca vijon të jetë skeptike dhe kërkon një reformim tërësor të Bashkimit Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italo: 17/10/2019 01:39

    Gjergj PapaNdreu eshte Zotni Burre"

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/10/2019 22:53

    Ju hap barku këtij pë Shqipërine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi