Ish-kryetari i PS në Cërrik në sitën e OFL-së, PD: Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, merr formularin në arrati

Ish-kryetari i PS në Cërrik në sitën e OFL-së, PD: Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, merr formularin në arrati

OFL dhe Llazar Bicja

PD ka reaguar pasi Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, është vënë në “sitën” e operacionit “Forca e Ligjit”.

PD përmes ish-deputetit të PD-së, Endri Hasa shkruan se vrasësisi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL.

"OFL po vepron si një grup kllounësh që tallen me ligjin dhe me qytetarët. Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit. Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit", thotë PD në deklaratën e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 27/10/2020 18:25

    Ata nuk ishin gardiste, por mercenare te rekrutuar pas fillimit te trazirave. Ata e kruajten bythen me qeramidhe duke bere terror ne Cerrik, dhe pastaj u vrane si qeni ne vresht. Eshte i vetmi krim i 1997, jo i bandave qe eshte denuar. Asnje vrasje apo krim tjeter nuk eshte denuar. Ketu nuk fus vrasjet e bandave, sepse kjo e Cerrikut nuk ishte krim bandash. Eshte turp per zh-drejtesine shqiptare qe nderkohe qe ka amnistuar Sali Berishen dhe kriminelet e tjere per urdhrat antiligjore qe dhane ne 1997 ka denuar disa njerez qe ne kushtet e mungeses se shtetit ju pergjigjen terrorit me arme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale