Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër në hetim nga SPAK-u, shembi ndërtesat pa vendim shpronësimi

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga 2015-2019, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut,nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskopetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.

Zamira Rami, për disa vite ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, dhe në këto kushte sipas argumentimit të prokurorëve ajo përmbush kriteret e funksionarit të lartë shtetëror, gjë e cila ka sjellë transferimin e dosjes nga Gjirokastra në Tiranë. Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.

Pronarët e këtyre objekteve, i janë drejtuar prokurorisë me një kallëzim penal dhe pas nisjes së hetimeve, Rami është marrë e pandehur dhe dërguar në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Por gjatë seancës paraprake, gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të kthejë çështjen penale ndaj Zamira Ramit për rihetim, duke i lënë prokurorisë disa detyra për të kryer. Por prej gati një jave, prokuroria e Gjirokastrës ka shpallur moskopetencën dhe çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakes Rami, ia ka kaluar për kompetencë dhe hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAKU: 26/01/2020 04:27

    Shpresojme qe keto te jene flluska te shtypit. Nese SPAK nuk fillon me aferat e CHEZ, Koncesionet multi milioneshe te Sales dhe Edit ne rruge, dogana, hidrocentrale, shendetesi, me Gerdecin, Rrugen e Kombit, Floririn e krabes, 21 Janarin, lirimin e krimineleve qe kane vrare njerez, me aktivitetin e ndyre criminal e antishqiptar te SHIK, etj etj, njerez kuptojeni qe nuk ka me shprese. Peshku qelbet nga koka. Po vazhduat me te njejten melodi duke bere terror tek punonjesit e thjeshte, na beni te pakten nje nder, ikni dhe ju, per ate zot!

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/01/2020 17:27

    Peshku i peshqëve të peshqëve të stër-peshqëve të stër-katra-peshqëve! Nuk eshte peshk i madh! Të ngrihen shqiptaret e të ikin së nuk behet ky vend!

    Përgjigju
  • Goni: 25/01/2020 17:10

    Ore po Edi Rama prishi gjith Shqipeirne pa vendime shpronesimi e spo I hyn gjemb ne kembe

    Përgjigju
  • edi: 25/01/2020 15:39

    Te habit SPAK ME VEPRIME FEMIJSH .KETO QE BEJNE KESISOJ BUDALLADHEQESH ,DUHEN GJYKUAR NE GJYKATA TE RREGULLTA DETYRA E SPAK ESHTE TE FILLOJE E FILTROJE ATO QE ISHIN DHE JANE THIRRUR PESHQIT E MEDHENJ .EDHE NJE QORR I GJEN DHE NJE SHURDH I DEGJON ATO PESHQ QE QELBEN KOMBIN DHE TERE ATE TE MASHTRUAR DEMOCRACY QE PUNOI VETEM PER TO SI BYTHEGRISUR DHE MATRAPAZE TE ISH POLITIKES DHE ZHGENJIMET QE I DHANE TE ARDHMES .

    Përgjigju
  • Zvministri: 25/01/2020 14:19

    Megjithate eshte peshk i vogel. Spaku duhet te merret me te medhenjte

    Përgjigju
  • O tej: 25/01/2020 13:41

    LSI lesh e dhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit