Ish-ministri i LSI: Meta ka dalë nga roli i presidentit, çfarë pune ka ai me zgjedhjet? Për çfarë konkurron me Ramën?

Ish-ministri i LSI: Meta ka dalë nga roli i presidentit, çfarë pune ka ai me zgjedhjet? Për çfarë konkurron me Ramën?

Një nga ish bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës dhe ish ministër i Drejtësisë së LSI-së, Ylli Manjani e konsideron “jashtë çdo kompetence ndërhyrjen e presidentit në fushatë elektorale”.

“Presidenti i Republikës nuk ka punë fare. Fushatat elektorale për presidentin janë ditë pushimi, në kuptimin kushtetues dhe ligjor të fjalës. Presidenti i Republikës nuk ka asnjë punë në jetën e brendshme të partisë politike, qoftë në partinë ku ai ka qenë kryetar“, thotë ish-ministri i drejtësisë.

Manjani shprehet në një intervistë për Top Channel se gara e Metës me Ramën është e pakuptimtë dhe se nuk e kupton pse presidenti ka hynë në fushatë dhe konkurron kryeministrin Rama. Sipas tij, Meta zgjodhi vetë të largohej nga politika aktive për të shërbyer në një detyrë të lartë shtetërore, siç është detyra e kryetarit të shtetit.

“Unë nuk di pse ka hyrë në fushatë me Ramën. Rama konkurron për të qëndruar sërish kryeministër. Meta për çfarë konkurron?! Të përdorësh podiumin e presidencës për të reklamuar LSI-në apo për të etiketuar persona të caktuar që merren me politikë aktive nuk është statura kushtetuese e presidentit. Futja e një presidenti në fushatë elektorale, qoftë në emër të popullit apo me vizita të sajuara nuk e nderon presidentin“, tha Manjani.

Për Manjanin, figura e Ilir Metës i duhet politikës shqiptare ndërkohë që posti u presidentit i rri ngushtë: “Opozitës shqiptare dhe klimës politike në Shqipëri i mungon Ilir Meta. Pozicioni i presidentit për Metën është një xhaketë shumë e ngushtë. Ai di të bëjë shumë më mirë punën e politikanit“, tha Manjani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bisha: 21/02/2021 08:49

    ky eshte problemi se shqiperia eshte bere rrumpalle,bejne cer ti kete qefi,i shfrytezojne postet shteterore per oborrin e vet,dhe askush nuk mban pergjegjesi

    Përgjigju
  • Like: 20/02/2021 19:06

    Ne cilen vend demokratik te botes ( jo afrikane) ka pare ky injorant qe presidenti ben fushate elektorale per partine e tij. Presidenti eshte i gjithe vendit jo i partise se tij e te mones surrat kali. Kjo qe ben ky injorante eshte jashte ligji dhe duhet te denohet sa me pare

    Përgjigju
  • O tej: 20/02/2021 14:28

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë