ISHP kërkon laborator për COVID, i hapet rruga privatit? (DOKUMENTI)

Në kushtet kur rastet me koronavirus po rriten frikshëm me infektime që nuk u arritën as në kulmin e pandemisë, Instituti i Shëndetit Publik, që deri më tani ka të vetmin laborator të certifikuar për të kryer analizën që identifikon COVID-19, po kërkon ngritjen e laboratorëve të tjerë të certifikuara. Një lëvizje kjo që mund t’i hapë rrugë edhe laboratorëve privatë për të kryer tamponin.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkon që të certifikohen për analizën COVID edhe laboratorë të tjerë. Kjo kërkesë argumentohen me faktin që me hapjen e kufijve, qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të kenë me vete edhe “pasaportën shëndetësore”.

Megjithatë, asgjë nuk është e shkruar, pra që të ndalojë daljen e shqiptarëve nga vendi pa pasur në dorë dokumentin që tregon rezultatin negative të një testi COVID. Edhe Kosova që vendosi këtë kriter u tërhoq shumë shpejt, duke shënuar vendimin e parë të qeverisë së re të Abdullah Hotit.

Në shkresën e firmosur nga Alban Fico, thuhet se ky institucion e ka të pamundur që të përballojë kërkesat e qytetarëve të cilët duan të testohen. Deri më tani në Shqipëri, kryen testime të cilat kanë lidhje vetëm me hetimin epidemiologjik, dhe në asnjë rast nuk lejohet analiza nëse një qytetar e kërkon pa pasur simptoma apo kontakte me persona të dyshuar.

 

Kërkesa e firmosur nga drejtoresha e ISHP-se Albana Fico

Një tjetër laborator i certifikuar nga ISHP, është edhe ai i mikrobiologjisë në QSUT, por që aktualisht po kryhen testet serologjike ekskluzivisht për grupet e riskut, si bluzat e bardha apo efektivët e policisë, pra nëse e kanë kaluar apo jo koronavirusin. Më herët ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në një fazë të dytë ky laborator do të shërbeje dhe për  testimin e rasteve të dyshuara për koronavirus. Ende është e paqartë pse kjo kërkesë e ISHP-së vjen në këto momente, kur në asnjë rast nuk është ngritur alarmi për pamundësinë e kryerjes së testeve.

Madje jo më larg se ditët e fundit, ministrja e Shëndetësisë, i quajti shifrat rekord të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, si “brenda pritshmërive”. Që në fillim të pandemisë spitalet private kanë bërë një përpjekje për të realizuar analiza për Covid, duke vënë duart mbi një përfitim të madh. Qeveria deri tani e kishte refuzuar këtë mundësi, por tani shqetësimi i ri i paraqitur nga ISHP me sa duket mund të rihapë këtë biznes për oligarkët e shëndetësisë private.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 16/06/2020 12:53

    ISHP-ja te rrise numrin e laboratoreve shteterore qe bejne tamponin,,,,kurrsesi te operoje me privatin,i cili mat vetem fitimin dhe jo shendetin e njerezise. Tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS