Ish-presidenti i Koresë së Jugut, dënohet më 17 vite burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, dënohet më 17 vite burg

Lee Myung-bak

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut sot vendosi 17 vite burg për ish-presidentin Lee Myung-bak i akuzuar për korrupsion.

Sipas Agjencisë së lajmeve Yonhap, Gjykata e Lartë, ka caktuar 17 vite burg dhe një gjobë prej 10.9 milionë dollarë amerikanë.

Lee Myung-bak 78-vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2008 deri në vitin 2013 u akuzua në prill 2018 për 16 vepra penale, përfshirë përvetësimin në lidhje me kompaninë e pjesëve të automjeteve DAS dhe marrje ryshfeti.

Gjykata tha se Lee ka zhvatur 22.25 milionë dollarë nga kompania DAS dhe pranoi ryshfet në total prej 8 milionë dollarë.

Kurse Lee ka mohuar akuzat duke pretenduar se rasti ishte i motivuar politikisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fieri: 30/10/2020 09:34

    po atij presidentit ton...sa do ti japin...apo do ta bejn president te perjetshem

    Përgjigju
  • Cadra: 30/10/2020 08:54

    Hajde Like! E ke rradhen ti tani

    Përgjigju
  • Meni: 30/10/2020 08:25

    Kush!!!!!!! Ilir Meta ? Ëëëëëëë, epo mirë, po presim. Me këmbë të mbarë qoftë ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë