Ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy rrezikon 4 vite burgim, fati i tij vendoset në Mars të 2021

Ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy rrezikon 4 vite burgim, fati i tij vendoset në Mars të 2021

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy rrezikon të dënohet me 4 vjet burg për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“Kjo çështje është një kryqëzatë për mua, por nëse çmimi është dalja e së vërtetës, unë jam gati ta pranoj atë”, tha ish-Presidenti para përfundimit të seancës.

"Unë ende besoj në drejtësinë e vendit tonë" ka thekuar Sarkozy.

Gjyqi i Nicolas Sarkozy përfundoi të enjten, 10 dhjetor dhe vendimi pritet të jepet më datë 1 Mars 2021.

Akuzat ndaj Sarkozys kanë të bëjnë me korruptimin e një gjyqtari, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal të nisur në partinë e tij politike.

Dy gjykime të tjera e presin Sarkozyn në vitet e ardhshme, ato kanë të bëjnë me dy fushatat e fundit presidenciale  e para në kontekstin e një financimi të pretenduar libian të fushatës fitimtare të vitit 2007, e dyta në çështjen Bygmalion, e cila ndikon në fushatën e tij të dështuar të rizgjedhjes 2012.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin