Ish-pronarët/ Ja formulari për tërheqjen e dokumenteve nga ATP

Ish-pronarët/ Ja formulari për tërheqjen e dokumenteve nga ATP

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka njoftuar qytetarët e interesuar, të cilët kanë depozituar dosje me kërkesa për kthim apo kompensim për pronat e sekuestruara gjatë regjimit komunist, se mund të paraqiten për të marrë mbrapsht dosjet, duke qenë se ka përfunduar afati ligjor i shqyrtimit dhe vendimit për to.

Vlerësimi financiar

Në zbatim të Ligjit Nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, Agjencia e Trajtimit të Pronës, si institucioni i ngarkuar për zbatimin e këtij Ligji, ka përfunduar afatin 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e atij ligji, sipas të cilit ATP-ja vlerëson vetëm financiarisht të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Nëse ATP-ja nuk e ka përmbushur brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin e mësipërm, për arsye të ndryshme, subjektit kërkues i lind e drejta t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Sipas përcaktimeve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundoi më datën 23 shkurt 2019. Sa më sipër, Agjencia e Trajtimit të Pronave tashmë ka informuar subjektet e interesuara për mbylljen e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Kërkesat e patrajtuara

Në të njejtën kohë, ka përfunduar edhe afati për shyrtimin e të gjitha dosjeve, që kishin mbetur në vite pa u shqyrtuar. Pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kanë qenë për tu shqyrtuar gjithsej 16.462 kërkesa të patrajtuara për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë kërkesat për njohjen e së drejtës së pronës, të bëra para hyrjes në fuqi të Ligjit 133/2015 si dhe kërkesat e bëra brenda afatit 90-ditor nga hyrja në fuqi e Ligjit.

Në bazë të kompetencave që Ligji i ka njohur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë periudhës 3-vjeçare, ka trajtuar 9.512 kërkesa, për njohjen e së drejtës së pronës.

Ligji 133/2015, në nenin 34 të tij përcakton se “Procesi i shqyrtimit të dosjeve, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë, përfundon brenda 3 vitesh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Procesi i ndarjes së Fondit të Kompensimit të pronave vazhdon deri në kompensimin, sipas përcaktimeve të këtij ligji, të të gjitha subjekteve që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi dhe brenda afatit të përcaktuar në pikën 6, të nenit 16, të këtij ligji.

Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar kërkesat brenda afatit 3-vjeçar, atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë për të trajtuar kërkesën e tyre, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Sipas përcaktimeve të nenit 34 të ligjit, afati i shqyrtimit të kërkesave të patrajtuara nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundoi më datën 23 shkurt 2019. Në këto kushte, Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të këtij njoftimi informon të gjithë subjektet të cilëve nuk i është trajtuar kërkesa, se mbështetur në nenin 34 të ligjit 133/2015, mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, për të kërkuar trajtimin e kërkesës së tyre.

Gjithashtu, të gjithë subjektet aplikues (trashëgimtar ligjor/përfaqësues me prokurë) do të njoftohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave idividualisht, të tërheqin dokumentacionin e depozituar pranë sporteleve të institucionit, në mënyrë që të fillojnë me procedurat pranë gjykatës së shkallës së parë.

Formulari

Për të tërhequr dokumentacionin e depozituar pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës në mbështetje të kërkesës së tij për njohje pronësie, qytetari i interesuar duhet të dorëzojë në ATP një formular, ku duhet të raportojë disa të dhëna.

Kështu, përveç gjeneraliteteve kryesore, duhet raportuar edhe numri i dosjes (dosjeve) që kërkohet të tërhiqen, fakti nëse personi është një trashëgimtar direkt apo një përfaqësues me prokurë i pronarit apo familjes së tij.

Më tej, duhet të bëhet deklarata si më poshtë:

“Unë i nënshkruari “AA” (përfaqësues si trashëgimtar ligjor/përfaqësues me prokurë), bazuar në nenin 34 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, kërkoj të tërheq të gjithë dokumentacion e paraqitur në emër të subjektit “BB” pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, i cili i përket kërkesës së pashqyrtuar brenda afateve ligjore, për njohjen e të drejtës së pronës dhe kompensimin e saj”.

Prokura

Në rastet kur kërkuesi nuk është i njëjti person me aplikuesin e dosjes apo praktikës, bashkëlidhur kërkesës duhet të depozitohet edhe një prokurë përfaqësimi, e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë të subjektit të shpronësuar, që e legjitimojnë kërkuesin në këtë kërkim.

Dokumentacioni që do të depozitohet në ATP duhet të jetë me vule të njomë, kopje origjinale ose e noterizuar.

Formulari i kërkesës për tërheqjen e dokumentacionit të depozituar pranë ATP-së për njohjen e të drejtës së pronës dhe kompensimin e saj

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alex: 05/08/2019 03:42

    Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar kërkesat brenda afatit 3-vjeçar, atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë per ta shkrire kete agjensi,ju nuk meritoni te paguheni asnje qindarke, ju jeni BULL SHITT. Fare ethjeshte nuk ben punene ( You FIRE

    Përgjigju
  • PRONARI I LIGJSHEM: 05/08/2019 03:37

    Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar kërkesat brenda afatit 3-vjeçar, atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë për të trajtuar kërkesën e tyre, sipas përcaktimeve të këtij ligji. kJO SKA ASNJE KUPTIM. Me qe nuk keni aritur te permbushni kete detyrim,per ju ka vetem nje zgjidhje, te jepni doreheqje dhe kjo agjensi duhet te shkrihet. po po ju jeni bull shitt merni rrogen kot, te pa afte F.. YOU

    Përgjigju
    • vera Gjasta: 29/09/2019 10:35

      PO sakt.

  • Pronari i ligjshem: 22/03/2019 11:44

    Kjo eshte tamam sorollatje. Meqe ATP-ja nuk ka para per te paguar ja kalon topin gjykates gjykata ja kalon dikujt tjeter pra menjefjale po lozin me pronaret lojen e kungulleshkes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod