Ishte duke bërë pazarin në market, hajdutët i vjedhin makinën Frank Ribery-së

Ishte duke bërë pazarin në market, hajdutët i vjedhin makinën Frank Ribery-së

Frank Ribery

Në Itali shumë futbollistë kanë rënë preh e sulmeve apo grabitjeve të makinave. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Frank Ribery-së, ndihmësit të Paolo Sousa-s te Salernitana. Ndërkohë që ishte duke bërë pazarin në një qendër tregtare në Salerno, francezi kur ka dalë nuk ka gjetur mjetin e parkuar.

Fiat 500 e ish-kampionit të Bayern Munich kishte "avulluar", me policinë që u vendos menjëherë në ndjekje. Mediet njoftojnë se dy individë ishin fajtorët, me njërin prej të cilëve të arrestuar tanimë.

Keqbërësit  nuk e kishin idenë që bëhej fjalë për makinën e ish-kampionit të Bayern Munchen. Makina ishte në pronësi të një të afërmi të anëtarit të stafit teknik të Salernitanas.

Pas Mini Countryman të Khvicha Kvaratskhelia dhe Range Rover të Kaio Jorge, edhe makina e Franck Ribery është vjedhur, duke lënë shije të hidhur te futbollistët.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kreu dënimin, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Kreu dënimin, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci