Ishte duke luajtur tek gjyshja, 4-vjeçaren e pickon gjarpri në Sarandë, transportohet drejt Tiranës

Foto ilustruese

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Një 4-vjeçare me iniciale E.I, banore e Sarandës kishte shkruar te gjyshja në fshatin Bamatat dhe duke luajtur mes fushave dhe pemëve të fshatit, është pickuar nga një gjarpër në këmbë.

Vogëlushja u dërgua për mjekimin e parë në Spitalin e Sarandës, ndërsa bluzat e bardha aty vendosët që ta çonin në Tiranë për mjekim më të specializuar. Burimet për Report Tv tregojnë se 4-vjeçarja e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën dhe aktualisht po merr mjekimin përkatës.

M.Q./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Heroina e kapur në Portin e Durrësit kishte mbishkrimin banane, e ndarë për tre persona të ndryshëm