Ekzekutohet në restorant shqiptari në Brazil! Ishte pronar i një kompanie pronash me qira në Çeki (FOTO+VIDEO)

Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Brazil mëngjesin e djeshëm teksa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos.

Sipas medieve të huaja është vrarë Ilir Zelka, 47 vjeç nga Tirana. Zelka ka qëndruar në një hotel që nga 20 nëntori dhe në bar-restorant Zurich, ku u vra duke ngrënë mëngjes, shkonte çdo ditë, derisa u ekzekutua në datën 1 dhjetor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, me orën lokale. Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë ai ka ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave 47-vjeçari rezulton se ka qenë pronar i një kompanie që jepte prona me qera, me seli në Pragë. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Ai ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson. 

Kompaninë e ka hapur më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi. Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë policisë braziliane se autori ishte me një motor, bluzë të kuqe dhe kokore, për të mos u identifikuar. Mediat braziliane shkruajnë se policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa motivet deri më tani mbeten mister.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
U ekzekutua në restorant në Brazil, shqiptari Ilir Zelka ka qenë pronar i një kompanie pronash me qira në Pragë (Detaje)

Ilir Zelka, 47 vjeçari nga Tirana i cili është ekzekutuar ditën djeshme në një restorant në Brazil rezulton të jetë pronar i një kompanie që jepte prona me qira, me seli në Pragë të Çekisë.

Zelka ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson.

Ai e ka hapur kompaninë më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi.

Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pano: 02/12/2020 20:58

    "Vdesin" shqiptaret per pak kafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë