Po kulloste bagëtitë dhe u fut në lumë për t'u larë, mbytet 7-vjeçari në lumin Osum

Foto ilustruese

Një fëmijë 7 vjeç është mbytur në lumin Osum.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ku shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.

Fëmija ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe është futur në lumë për t'u freksuar, por fatkeqësiht nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • Iris: 22/07/2021 23:59

    Edhe mua me vjen keq,por perse nje 7 vjecar, po bente punen e nje te rrituri,bariun? Fatekeqesia i ndodhi ne lume,ka qene vetem,mund te kete thirrur per ndihme dhe askush se ka degjuar,por mund te kishte ndodhur dhe skenar tjeter,mund te ishte sulmuar nga egersirat.Ai ishte ne moshe qe te luante me shoke ,ishte ne moshe qe shkohet i shoqeruar nga te rriturit ne lume,ose bregdet,jo te ruante bagetite.

    Përgjigju
  • Artan: 22/07/2021 09:36

    Sa keq! Ngushellime familjes.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Reshje të dendura në Kukës, përmbyten disa rrugë të qytetit, probleme në qarkullimin e automjeteve