Po kërkohej për kanosje, i gjendet ‘serë’ me kanabis në banesën me qira, kapet durrsaku
Policia ka arrestuar një person në qytetin bregdetar, ndërsa një tjetër është në kërkim, pasi banesën që kishin marrë me qira e kishin kthyer në plantacion kanabisi.
Plantacioni i kanabisit ne banesen me qira ne Durres
DURRES-Policia ka arrestuar një person në qytetin bregdetar, ndërsa një tjetër është në kërkim, pasi banesën që kishin marrë me qira e kishin kthyer në plantacion kanabisi. I arrestuari është Elio Bedulla 25 vjeç. Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim, pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi me inicialet S.N. por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Agjentët e Durrësit dyshonin se Bedulla ishte autori i kanosjes dhe po e mbanin në monitorim, ndërsa në momentin që 25-vjeçari është futur në banesë e personit me inicialet Y.T. në lagjen nr.14, Shkozet e kanë kontrolluar duke gjetur drogën.
Banesën, sipas policisë personi me inicialet Y.T. ua kishte dhënë me qira Elio Bedullës dhe R.G. 33 vjeç banues po në Durrës që është në kërkim si bashkëpunëtor. Ndërsa nga kontrolli është konstatuar se 2 dhomat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike. Nga operacioni janë sekuestruar; 221 bimë kanabis, një sasi e vogël kanabis dhe një armë zjarri pistolete.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre K.D. 28 vjeç, faturist i OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën ku u gjet i kultivuar kanabis. Policia deklaron se për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit", "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike" , "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Plantacioni i kanabisit ne banesen me qira ne Durres
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.9%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 140
Lajme të tjera
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit
20 Prill, 15:22
-
Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
20 Prill, 14:38
-
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë
20 Prill, 13:24
-
Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush
20 Prill, 10:58
-
Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur
20 Prill, 07:01
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14