Magazina, 'ujku' dhe 'kecat'/ Kapet i riu lezhjan i dënuar për kanabisin, pjesë e grupit biznesmenë dhe policë

Magazina, 'ujku' dhe 'kecat'/ Kapet i riu lezhjan i dënuar për kanabisin, pjesë e grupit biznesmenë dhe policë

Magazina e kanabisit në Laç në 2017

LEZHE-Një 27-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim kanabisi është arrestuar nga policia. Bajram Hidri banues në Vinjollë ishte në kërkim nga qershori i vitit 2017, pasi Gjykata e Krimeve të  Rënda Tiranë e dënoi me burg për tre vepra penale kultivim kanabisi, kryerja e veprave nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Ai u kap pas sinjalizimeve në rrugë operative mbi vendndodhjen.

Hidri ishte pjesë e një grupi prej 11 personash të akuzuar për një magazinë me kanabis të zbuluar në Laç në Dhjetor të vitit 2017. Mes të arrestuarve ishte edhe biznesmeni Lefter Nelaj dhe policë, ndërsa gjatë gjithë komunikimeve në telefon ata kanë folur në mënyrë të koduar, ku “Ujku” thirrej “Policia” dhe “Keca” droga e mbjellë në parcela dhe e grumbulluar në magazina (lexo ketu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar

Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar