Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptaro-francezi, fshihej në Tiranë (EMRI)

Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptaro-francezi, fshihej në Tiranë (EMRI)

Foto ilustruese

Një shqiptar me shtetësi franceze i kërkuar për vrasje është arrestuar në Tiranë. Tedi Qirjako 27 vjeç lindur dhe banues në Nantes është arrestuar në bashkëpunim me Interpolin, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Sipas policisë, Gjykata e Nantes më datë 23.10.2019 i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje, ku rrezikon dënimin e përjetshëm.

Ai akuzohet se ka vrarë me pistoletë një person dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar, sipas policisë shqiptare.

Qirjako fshihej në një banesë me qira te Rruga e Barrikadave.  Tashmë pritet që të ekstradohet drejt Francës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin