U nis nga Durrësi, Guardia di Finanza prangos në Ancona ish policin shqiptar Fatos Hasku! Kishte mbushur makinën plot me heroinë! Emri i tij i lidhur edhe më parë me trafik droge

U nis nga Durrësi, Guardia di Finanza prangos në Ancona ish policin shqiptar Fatos Hasku! Kishte mbushur makinën plot me heroinë! Emri i tij i lidhur edhe më parë me trafik droge

Heroina e sekuestruar

24 kg heroinë janë sekuestruar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një ish polici 50-vjeçar shqiptar që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Fatos Haskun ish efektiv i policisë kufitare në Durrës. Ai është arrestuar nga policia italiane me automjetin Mercedes Benz dhe i kishte në dyshemenë e modifikuar. Hasku është larguar nga policia në maj të këtij viti me kërkesën e tij. 

Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza” ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako. Makina është sekuestruar së bashku me drogën, ndërsa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave. Ai tashmë pritet të përballet me autoritetet italiane.

Fatos Hasku ka qenë një prej policëve i dyshuar se është përfshirë në trafikun e drogës gjatë vitit 2016. Emri i tij del në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot