Ishte shpallur e vjedhur në Serbi që në 2011, bllokohet makina në Kakavijë, shoferi po shkonte drejt Greqisë

Ishte shpallur e vjedhur në Serbi që në 2011, bllokohet makina në Kakavijë, shoferi po shkonte drejt Greqisë

Makina e sekuestruar

Një makinë e vjedhur në Serbi është bllokuar ditën e sotme në Kakavijë në tentative për të kaluar drejt Greqisë.

Mjeti me targa shqiptare drejtohej nga P.P, 65 vjeç nga Saranda. Nga kontrolli i kryer në vijën e dytë kufitare prej shërbimeve të policisë kufitare dhe shërbimeve të Frontex, u kontrollua numri i shasisë ku rezultoi se numri original ishte ndryshuar mekanikisht dhe ishte falsifikuar.

Ndërkaq numri origjinal i shasisë pas kontrollit në sistemin Interpol rezultoi se ishte shpallur i vjedhur në vitin 2011 në Serbi. Në përfundim Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Gjirokastrës filloi procedimin penal ndaj 66 vjeçarit sarandiot për trafikim të mjeteve motorrike dhe falsifikim të vulave stampave e formularëve.

Nderkaq makina që rezulton e vjedhur në Serbi 10 vjet më parë u sekuestrua.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale