Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi në muajin mars ai ishte kapur duke transportuar me mjetin e tij emigrantë të paligjshëm.
Policia njofton se Ramazan Musteqja i shpallur në kërkim që nga marsi është arrestuar sot nga uniformat blu. 36-vjeçari kishte tentuar të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një emigrant, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, në muajin mars të këtij viti.
Ai ishte ndaluar, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit" dhe pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai ishte larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte shtetasin e huaj.
"36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme"-njoftimi i policisë.
Për pasojë 36-vjeçari Ramazan Musteqja u shpall në kërkim nga policia dhe sot është kapur dhe është vënë në pranga.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.9%
-
E gabuar
45.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 4403
Lajme të tjera
-
Grabitën dhe mbajtën peng 23 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë eurove, 3 të arrestuar në Korçë (VIDEO+EMRAT)
22 Shtator, 16:14
-
EMRI/ Po transportonte 8 emigrantë drejt Shkodrës, arrestohet 24-vjeçari në Fier! Ishte në kërkim për të njejtën veprimtari kriminale
20 Shtator, 15:41
-
VIDEO/ Po transportonin 8 klandestinë sirianë, arrestohen 2 trafikantët në Lushnjë
20 Shtator, 13:43
-
‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Report tv’ pranë dy fëmijëve pa nënën dhe babanë invalid në Këlcyrë! Ushqime dhe veshje për një vit për familjen Haxhiaj
19 Shtator, 11:29
-
Tiranë/ U kap duke transportuar 12 emigrantë në drejtim të Kukësit, arrestohet 36-vjeçari! Merrte 600 euro për person
19 Shtator, 10:01
-
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër (VIDEO)
18 Shtator, 13:04
-
82-vjeçari vret me shkop druri bashkëshorten në Përmet! E moshuara gjendet e vdekur në banesë nga shërbyesja
17 Shtator, 09:24
-
Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, prangoset 26-vjeçari në Gjirokastër! Një vit më parë u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm
14 Shtator, 10:15
-
Jarisa nis klasën e parë pa nënën e me barkun bosh! Babai invalid apel për ndihmë: As me bukë nuk i ngop dot fëmijët
11 Shtator, 18:06
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec! Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar
10 Shtator, 14:33
-
Durrës/ Në kërkim prej majit për vjedhjen e një agjencie udhëtimesh, arrestohen 2 autorët
8 Shtator, 11:49
-
Gjirokastër/ Transport emigrantësh për 150 euro drejt vendeve të BE-së, në pranga 24-vjeçari! Bashkëpunonte me një pakistanez (VIDEO)
8 Shtator, 09:35