Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, ish-zv.ministrja e Brendshme ankimon vendimin e gjykatës, avokati: Nuk ka rrezik largimi, apo prishje provash

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie" nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm". Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave.

GJKKO la në 'arrest shtëpie' në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, ndërsa "Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezultoi se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.  

Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë  në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite