Islami: Tre 'rrugët' për zgjidhjen e krizës

Islami: Tre 'rrugët' për zgjidhjen e krizës

Presidenti Meta, megjithëse e di se e gjitha është një lojë e vockël, që nuk përshtatet me staturën e tij, përsëri vazhdon të thërrasë përfaqësi tejet minore politike për të diskutuar për datën e re të zgjedhjeve vendore.

Shumica qeverisëse, nga ana tjetër, inskenoi sot një teatër të madh politik, ku edhe vetë aktorët e saj duket se nuk do e luajnë deri në fund rolin që kanë menduar për to.100 votat për shkarkimin e presidentit janë duartrokitjet e rradhës dhe, si duket, ndikuan që në konferencën e sotme për shtyp të mos paraqitej vetë zoti Meta, por dy këshilltarë të tij.

Përpjekjet e presidentit Meta, për ta zgjidhur krizën duke u nisur nga vogëlsira politike, janë sa naive, aq edhe qesharake.

Asnjëri prej atyre që ka thirrur deri tani nuk në dorë veçse çelsat e kashtës.

Ka tre rrugë për zgjidhjen e krizës:

E para, presidenti të bindë opozitën, njerën pjesë e ka shumë afër, që të fillojë dialogun me shefin e qeverisë, të cilin ata nuk e njohin.

Për opozitën është tabu çështja kryeministër dhe njëkohësisht zgjedhje.

Problemin , ata, nuk e kanë me zgjedhjet, por me shefin e qeverisë.

Presidenti, nëse kërkon zgjidhje, të provojë këtë rrugë së pari, sepse i ka njerëzit më të afërt të tij dhe sado që Basha përbetohet se nuk ka asnjë lidhje me njeriun e presidencës, aq më shumë nuk besohet.

Nëse presidenti nuk e bind dot opozitën, atëherë kot ndërmerr takime ” dashurie” me figura që nuk pyetën as tek oborrii i shtëpisë së tyre dhe që pas vetes kanë vetëm një grusht njerëzish.

Bojkoti ka ardhur nga opozita, nga njerëzit më pranë shefit të presidencës.

Nëse i hapet rrugë bojkotit, atëherë Ramës dhe së majtës në pushtet, i lind e drejta që pas dy vitesh të mos futen në zgjedhje pa u larguar nga politika Basha, Kryemadhi, Berisha dhe vetë Meta.

Ky është reciprocitet.

E dyta, të provojë të bindë shefin e qeverisë të heqë dorë nga detyra e tij dhe të shkojë në shtëpi, aty ku e ka. Ndërkohë , i mbush mendjen Balliut të mos ia sulmojë kullën me gurë.

Shefi i qeverisë sot deklaroi se nuk tërhiqet.

Nuk do të bëhej qameti me tërheqjen e tij, por kjo mënyrë ultimative e zgjidhjes së një problemi politik me mjete luftarake dhe fytyra të çartura, nuk i shkon askujt.

Ai, Rama, sipas deklaratës së DASH, drejton një qeveri të ligjshme, të zgjedhura sipas një votimi të ligjshëm dhe se SHBA do i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta është vërtet trim dhe nuk ka frikë as Amerikën, por, një herë bëri sikur kërciti dhëmbët zoti Palmer dhe ai shpalli anullimin e zgjedhjeve, për të mos hyrë në Listën e Zezë një pjesë e familjes së tij.

E treta dhe më e mundshmja: Shefi i presidencës të hetojë nëse vjehrri i Bashës ka ndërtuar diku, kudo qoftë, ndonjë pallat pa leje dhe për këtë të informojë tinzisht Edi Ramën.

Pastaj ky i fundit të çojë eskvatorët për ta prishur dhe ta hedhë në erë.

Basha do ia përcjellë avokates së popullit, e njohur si ndër shoqet më të ngushta të zonjës Basha.

Të dyja bashkë do përcaktojnë çmimin që duan dhe përmes Kryemadhit të ia dërgojnë Ramës.

Ky, Rama, të bëjë një takim kokë më kokë me Bashën, ose, në mungesë të tij, me Kunatin dhe të caktojë një çmim prej 17 milionë euro dëmshpërblim.

Një pjesë t’i kalojë ndërmjetësve, të themi dy milionë.

kriza do të zgjidhet.

Të gjithë do të thërrasin fitore.

Për deri sa nuk do të ketë një çmim, asgjë nuk do të blihet dhe asgjë nuk do të shitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet