Ismail Qemali për L’Eclair (1914) : Nuk e ka fajin Princ Vidi për ngjarjet në Shqipëri, por oficerët holandezë

Ismail Qemali për L’Eclair (1914) : Nuk e ka fajin Princ Vidi për ngjarjet në Shqipëri, por oficerët holandezë

“L’Eclair” ka botuar, të premten e 19 qershorit 1914, në faqen n°4, reagimin Ismail Qemalit në lidhje me ngjarjet e fundit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklaratat e Ismail Qemal beut

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Me telefon nëpërmjet korrespondentit tonë) Romë, 18 qershor. – I nisur nga Fiume, në bordin e avullores Bregen, Ismail Qemal beu kaloi sot në Brindizi dhe u largua këtë mbrëmje për në Vlorë.

Ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë tha në intervistën e tij se nuk ishte në dijeni për ngjarjet e fundit, por gjithashtu se nuk ndihej i befasuar.

“— Kjo që po ndodh, tha ai, unë e kisha parashikuar dhe denoncuar si në Komisionin e Kontrollit, po ashtu dhe në kabinetet e Romës dhe Vjenës. Atëherë, besuan se unë flisja vetëm për interesa personale dhe nuk më dëgjuan. Princ Vidi nuk është përgjegjës për atë që ndodhi, por viktimë e një mijë kurtheve. Faji është kryesisht i oficerëve hollandezë, të cilët, në vend që të kufizoheshin me rolin e tyre, u morën me politikë./Darsiani.com/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?