ISUV me godinë të rikonstruktuar pas tërmetit! Rama: Të marrë statusin si qendër kërkimore shkencore, jo administratë! Ta bëjmë me buxhetin e ri

TIRANË- Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i njohur për konsumatorët si institut reference, që mbulon fushat e kontrollit dhe monitorimit laboratorik të Sigurisë Ushqimore, Shëndetit të Kafshëve, si dhe Shëndetit e Mbrojtjen e Bimëve tashmë ka ambiente të reja të rikonstrukturara pas dëmeve që iu shkaktuan nga tërmeti. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ky institut do duhet të marrë një status të veçantë dhe të trajtohet si qendër kërkimore shkencore, e jo si administratë. Për këtë, Rama i kërkoi ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që të bëjnë gati planin që të bëhet me buxhetin e ri.

“Ne duhet t'i japim një status të veçantë se ky është ndër të paktat institute, që duke patur parasysh, në këtë fushë po, por them në tërësi është nga të paktat struktura që shpëtuan nga ajo therja e madhe që u bë atëherë. Ishte e tmerrshme. Kështu që ne duhet ta shohim, të bëjmë një status të veçantë që të mos jenë administratë publike se s’kanë si të jenë administratë publike dhe te trajtohet si qendër kërkimorë shkencore. Falënderimi më i mirë është: Uluni bëjeni gati, që me buxhetin e ri ta bëjmë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se ISUV është Institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vendin tonë.

“ISUV institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vendin tonë. Tashmë jemi në gjendje t’i dalim përballë çfarëdolloj trupe negociuese të BE, sepse i kemi kapacitetet teknike dhe e justifikojmë me dije, me mund, tashmë edhe me buxhet edhe me investime, qoftë teknike, qoftë infrastrukturore për të përmbushur kërkesat e biosigurisë që BE kërkon”,  u shpreh Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Krifca.

“Instituti ka bërë një punë të rëndësishme, në përputhje me akreditimin, numrin e analizave. Nëse i referohemi 4-5 viteve më parë instituti bënte 8 analiza, pra ishte i akredituar për 8 analiza, sot kemi 96 dhe sot nga akreditimi ne marrim përgjigje edhe për 5 analiza të tjera, pra e rrisim gamën e analizave të akredituara.” – u shpreh Ministrja Krifca, teksa vijoi se – “Procesi i akreditimit po ecën shumë mirë, me 430 pesticide qe ne tashmë kemi gjendje të analizojmë nëpërmjet aparaturave, nëpërmjet të gjithë procesit teknik që kanë përftuar specialistët tanë, sepse pra nga 100 punonjës, 24 prej tyre janë doktorë shkencash, ne jemi në gjendje që të validojmë dhe t’i japim garanci të plotë ushqimore eksporteve tona tashmë, me një konformitet edhe të analizave të mbrojtjes së bimëve. Ne kemi mbështetur institutin këtë vit, kryeministër, me 30% më shumë të buxhetit sesa në vitin më të mirë të buxhetit që ka pasur dhe e bëjmë këtë sepse pa këtë institut ne nuk garantojmë  dot, volumet e eksporteve që na nevojiten sidomos për produktet bazë si dhe të frutave-perimeve. Analizat e 430 pesticideve ishte një detyrim edhe për marrëveshjen e Ballkanit të Hapur, pra garancia ishte që ne do ta kryenim atë proces dhe unë dua të falënderoj këtë ekip.” – shpjegoi lidhur me këtë fakt Ministrja Krifca.

Me akreditimin e 5 testeve të reja që janë në proces, Instituti arrin një shifër prej 107 testesh të akredituara, shifër, e cila përfshin edhe analizimin e mbetjeve në produkte bimore për 430 pesticide. Ky është edhe një angazhim në kuadër të marrëveshjes për Ballkanin e Hapur, për garantimin e produkteve bimore nga mbetjet e pesticideve. Objektivi është akreditimi i 11 testeve te reja deri në fund të vitit 2022, që e çon në total numrin e testeve të akredituara në 118. Testet e reja garantojnë sigurinë ushqimore në vend për konsumatorët, si dhe orientojnë eksporte të sigurta të produkteve tona drejt BE-së.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mono: 14/09/2022 19:50

    Bravo i qofte asnje lider ska hedhur qyrret me pare tek keto

    Përgjigju
  • Iliada: 14/09/2022 19:49

    Me keto hapa te vogla ndertohet e gjithe mjekesia edhe kujdesi i kafsheve tregon progres ne mentalitet

    Përgjigju
  • Ersi: 14/09/2022 19:34

    Hallall pz qe i kan kushtu rendesi ketij ambienti

    Përgjigju
  • Ermal: 14/09/2022 19:33

    kushte shume te mira kan kto ambiente dhe shume mire qe u kushtoni vemendje

    Përgjigju
  • Gani: 14/09/2022 19:08

    Bravo duken si vepra arti ndertesat e reja pas termetit

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 19:08

    Nje godine e merituar per rendesine e ketij institucioni

    Përgjigju
  • marko: 14/09/2022 19:07

    po behen rikonstruktimet e duhura per te zhvilluar vendin ne aspekte te ndryshme

    Përgjigju
  • marjo: 14/09/2022 19:07

    investimet e duhura dita dites per zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Pa vlere: 14/09/2022 18:54

    Kjo verteton qe komunizmi ka qene sistem per tu nderruar. Por institutet, dijenia e akumuluar dhe veprat publike nuk duheshin prishur! Gjithsesi Ok me kaq. Persa i perket komenteve sioer duket trashe qe jane fake. Ose nga patronazhiste. Ose nga punonjesit e institutit. Keqardhje. Pikerisht ky mentalitet duhet nderruar urgjent! Perndryshe nuk ka per te ndaluar hemoragjia e gjermanise!

    Përgjigju
  • Kaka: 14/09/2022 18:32

    Vazhdoni shfrytzoni keto ambiente per te miren e vendit tone.

    Përgjigju
  • Lali: 14/09/2022 18:32

    Kan rikthy cdo godin ne vende te dobishme per shtetin

    Përgjigju
  • Guci: 14/09/2022 18:13

    Qeveria ka bere pune shume te mir me rikonstruktimin e shume godinave

    Përgjigju
  • Armani: 14/09/2022 18:12

    Keto lloj investimesh do e cojn shqiperin perpara

    Përgjigju
  • Eva: 14/09/2022 17:54

    Dhe keto teste te reja qe jane futur do te garantojne nje siguri me te larte per konsumatoret

    Përgjigju
  • Sara: 14/09/2022 17:49

    Me kushte kaq te mira sa qenka bere kjo godine edhe testet qe do behen aty do te jene te nje cilesie me te larte

    Përgjigju
  • Sonila: 14/09/2022 17:48

    Ka shume rendesi qe ushqimi qe hame te jete i kontrolluar qe dhe ne te jemi sa me te shendetshem

    Përgjigju
  • Tesa: 14/09/2022 17:46

    Per ne eshte shume e rendesishme qe ushqimi qe ham te jet i kontolluar dhe shyqyr qe ne ISUV jan kushtet shume te mira

    Përgjigju
  • Olti: 14/09/2022 17:43

    Ky institut qe eshte rindertuar paska marre nje pamje shume te bukur

    Përgjigju
  • Geri: 14/09/2022 17:42

    Sa me shume siguri ne ushqime aq me mire eshte per ne

    Përgjigju
  • mela: 14/09/2022 17:37

    teper kreativ ne cdo vendim te marre qeveria rama tashme do jemi me te sigurt ne ate cfare konsumojme

    Përgjigju
  • mirA: 14/09/2022 17:33

    Duke pasur te tilla godina me nje funksion relativisht te mire edhe ne si individe shohim qe cdo gje do jete me e sigurt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut