Itali/ Arrestohen 3 persona, shfrytëzonin me orë të zgjatura dhe kushte çnjerëzore punëtorët shqiptarë e afrikanë

Itali/ Arrestohen 3 persona, shfrytëzonin me orë të zgjatura dhe kushte çnjerëzore punëtorët shqiptarë e afrikanë

Foto nga ferma

ITALI- Tre pronarë fermash janë arrestuar pasi shfrytëzonin punëtorët afrikanë dhe shqiptarë me orë të zgjatura dhe paga minmale.

Sipas medias italiane, ata kishin ferma në zonën e Foggiano, Perugino Libero i Foggia dhe Ortofrutta De Martino, Zapponeta në Itali.

Ata i detyronin punëtorët të punonin edhe mbi 10 orë në ditë, në kushte çnjerëzore, me paga më të ulëta se paga minimale ligjore.

Pronarët arrestuan me akuzën e shfrytëzimit dhe u arrestuan me akuza të ndryshme të shfrytëzimit të punës, ndërmjetësim të paligjshëm dhe deklarata false në INPS.

Policia ka konstatuar praninë e 45 punëtorëve, veçanërisht afrikanë dhe shqiptarë, të gjithë të punësuar rregullisht por të detyruar të punojnë në kushte shfrytëzuese, me pagat në orë prej 3.5 deri në 4 euro për afrikanët dhe deri në 6 euro për shqiptarët.

Disa ishin të detyruar të jetonin në kushte shumë të këqija sa për të patur një strehë mbi kokë, pa tualete, në kushte degradimi të thellë, por gjithashtu duhej të paguanin 15 euro në muaj për këtë lloj ‘konvikti’.

Gjithashtu u gjet një shkrim që kërcënonte punëtorët: "Kur një punëtor largohet, ai nuk do të lejohet të qëndrojë, do të bëhet i paligjshëm dhe duhet të kthehet në Marok."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane