Itali, arrestohen 4 anëtarë të karteli shqiptar të drogës 'Kompania Bello', në kërkim dy të tjerë

3 shqiptarë dhe 1 shtetas italian janë arrestuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”, që u shpërbë shtatorin e kaluar gjatë operacionit “Los Blancos”.

Arrestimi i 3 shqiptarëve të moshës 32-47 vjeç, ndodhi gjatë një operacion midis Toscanës dhe zonës së Emilia Romagna-s, ku u kapën 15 kg marijuanë.

Hetimet zbuluan se grupi merrte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Policia ka shpallur edhe dy persona të tjerë në kërkim .

‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritet që të ekstradohet në Itali.

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Si funksiononte grupi?
Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?
Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të përballueshme për ju çmimet e produkteve ushqimore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!