Itali, arrestohet super hajduti shqiptar i njohur si "Doktori K"

Itali, arrestohet super hajduti shqiptar i njohur si

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar i njohur ndryshe si "Doktori K’’.

Emri i tij i vërtetë është, Klodian Nikolli i cili ishte i specializuar për vjedhje të shtëpive luksoze.

I riu ka qënë i arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Edhe pse nën arrest 27-vjeçari u largua duke e thyer ligjin.

Në 8 maj një polic teksa ishte duke ecur pikasi një makinë të bardhë tip "Benz", dhe duke e njohur mirë autorin i’u vu nga pas.

27-vjeçari e kuptoi që ishte në ndjekje, braktisi makinën duke u përpjekur të largohej përmes një gardhi por ra në prangat e policisë.

I akuzuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, ai u dërgua në Shqipëri në vitin 2006, teksa s u largua sërish në Itali.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në shtëpinë e tij 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura si, piktura të shekullit të 20, byzylykë floriri, unaza diamanti, ora të ndryshme dhe sende me vlera marramendëse.

Shqiptari mburrësh pasi ishte specializuar me master në universitetin Bocconi të Italisë, prej së cilës kishte marrë edhe nofkën "Doktor".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 18/05/2019 08:43

    preng llesh nikoll ndue palush pjeter mark gjin simon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi