Itali/ Conte i revoltuar për vonesën e vaksinave anti-COVID: E papranueshme! Është shkelje kontraktuale dhe me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Giuseppe Conte

ITALI- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur i revoltuar lidhur me vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, duke theksuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

Kompanitë në fjalë të Pfizer dhe AstraZeneca kanë bërë me dije se po hasin probleme me prodhimin e vaksinave dhe si pasojë po shtetet e BE-së do të furnizohen me më pak dozë nga sa ishte parashikuar.

“AstraZeneca, vaksina e cila pritej të shpërndahej së shpejti në BE, ka konfirmuar gjithashtu se do të ketë reduktim të dozave të shpërndara më 60% në tremujorin e parë, gjë që nënkupton se do të shpërndahen në Itali 3,4 milionë doza nga 8 që ishin parashikuar paraprakisht”., tha Conte.

Ai në postimin e tij u shpreh se këto vonesa përbejnë shkelje të rëndë kontraktuale dhe se do të shkaktojnë dëme të mëdha në Itali.
“Këto vonesa në dërgesat përbëjnë shkelje të rënda kontraktuale, duke shkaktuar dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe në strukturën tonë ekonomike dhe sociale tashmë të ndjerë fuqimisht nga një vit i një pandemie.”, shkruan kryeministri italian.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore, sic po bëjmë edhe me Pfizer, duke kërkuar zbatimin e kontratave dhe për të mbrojtur qytetarët tanë në të gjitha format”, tha në fund Conte.

Dozat e para të vaksinës AstraZeneca pritet të mbërrijnë në Itali me 15 shkurt.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 2,455,185, ndërkohë numri I viktimave është 85,162 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Italia është një ndër shtete evropiane më të prekura nga pandemia dhe vaksinimi masiv i qytetarëve është një domosdoshmëri jetësore.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama takon presindentin e PE-së David Sassoli