Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës

Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës

Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata duke nenshkruar marreveshjen

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë dhe Universiteti i Bolonjas në Itali kanë firmosur një marrëveshje për diplomat e dyfishta të doktoraturës.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e cila ndodhet ditën e sotme në Bolonja të Italisë, ku edhe është firmosur marrëveshja.

"Sot, në Bolonja të Italisë, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Arben Gjata, ku hodhëm një hap të rëndësishëm me firmosjen e marrëveshjes me Universitet­in e Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës", shprehet Kushi në publikimin e saj.

Ajo nënvizon edhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje:

"Kjo nismë e frytshme i hap udh­ën kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve tanë për të zhvilluar më mirë kapacitetet e tyre kërkimore-shke­ncore, si dhe për të thelluar më shumë mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e shkëm­bimeve të studentëve e pedagogëve dhe të partner­itetit për pro­gramet "Erasmus+”, “Horizon Europe” etj.", shkruan Ministrja Kushi.

Ndër të tjera, ajo shprehet se: Si Ministre e Arsimit dhe Sportit, jam me të vërtetë krenare për konkretizimin e kësaj marrëveshje­je, sepse reflekton më së miri objektivin tonë madhor për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, me fokus rritjen e cilësisë së arsi­mit të lartë, si dhe një lidhje më të ngushtë me nevojat e tregut të punës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto