Itali, gruaja heq maskën e nis të ofendojë e pështyjë pasagjerët e aeroplanit

Një episod i tejet i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një fluturim nga Ibiza në Spanjë për në Milano.

Në videot e qarkulluara në media, një grua shihet teksa debaton ashpër me pasagjerët, pas ankesave të tyre për mos mbajtjen e maskës dhe më pas nisi të gjuajë dhe të pështyjë.

Kjo pamje ka shqetësuar jo pak pasagjerët e tjerë, ndërsa linja e aeroplanit do ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj gruas.

Në videot e shpërndara ajo përplaset edhe me stjuardesat.  Në video gruaja shihet gjithashtu e rrethuar nga stjuardesa dhe pasagjerë që përpiqen ta qetësojnë atë. Ajo, megjithatë, reziston duke shkelmuar.

Ndërkohë që ditën e djshme është bërë publik një situatë e ngjashme mes një pasagjereje dhe një stjuardese e cila ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer.  

Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjere gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena