Itali, gruaja vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet!

Itali, gruaja vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet!

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur opinionin publik italian, pasi një grua 41-vjeçare, ka vrarë vajzën e saj 2 vjeçe në një provincë në afërsi të Milanos. Raportohet se gruaja ka telefonuar bashkëshortin dhe babanë e vajzës për t’i thënë se ajo nuk ekziston më.

"Vajza jonë nuk është më" me këto fjalë gruaja 41-vjeçare lajmëroi të atin e fëmijës, i cili ndodhej larg shtëpisë. Ai është detyruar të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të parë sesi është gjendja.  Karabinierët e Abbiategrasso, pasi raportuan një vrasje të mundshme, ndërhynë në një shtëpi ku gjetën trupin e pajetë të vajzës së vogël.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera dhe pas vdekjes së vajzës së vogël, nëna e vogëlushes kishte dëmtuar veten, duke tentuar vetëvrasjen.  Ajo është e shtruar në spitalin Magenta (Milano).

Gruaja e quajtur Patrizia Coluzzi, nëna e Edithit të vogël e kishte raportuar burrin e saj tri herë. Kjo u konfirmua nga Zyra e Prokurorit Publik Pavia. Gruaja dhe burri i saj, pasi u ndanë, ishin në qendër të një historie të diskutueshme ankesash dhe kundër-ankesash. Një postim i shkruar nga gruaja dhe i vendosur në internet disa orë para episodit dramatik po shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, në të cilën ajo përmend sjelljet e dhunshme të burrit dhe kritikon policinë dhe prokurorinë , për mosmarrjen në konsideratë të akuzave të saj.  Patrizia Coluzzi doli negativ në testin toksikologjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale