Itali/ Humb jetën në aksident 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Itali/ Humb jetën në aksident 53-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

ITALI- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 53-vjeçari shqiptar në Moncalvo në një zonë të quajtur Valle San Giovanni. Sipas mediave italiane viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Telo Kurti, i cili po udhëtonte me një makinë tip 'Fiat Punto' kur u përplas me një makinë tjetër tip 'Audi'.

Si pasojë e plagëve të shumta të marra shqiptari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ndërroi jetë. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e të shtunës. Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Telo Kurti kishte shkuar në Itali në vitet 1990. Ai ishte` murator dhe shumë i njohur në Ottiglio, ndërsa në Itali jetonte së bashku me gruan Ismeten dhe dy fëmijët, Fatimën dhe Andin. Sipas mediave vetëm një javë më parë, djali i të ndjerit kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë