Itali, kthejnë shtëpinë në magazinë përpunimi kanabisi , arrestohet çifti shqiptar , me drogë me vlerë 2 milionë euro

Itali, kthejnë shtëpinë në magazinë përpunimi kanabisi , arrestohet çifti shqiptar , me drogë me  vlerë 2 milionë euro

Një çift shqiptar Flamur Gjini dhe Teuta Gjini janë arrestuarv ditën e sotme në Italia, pasi u janë sekuestruar 400 kg marijuanë, me vlerë rreth 2 milionë euro. Çifti e mbante lëndën narkotike në një magazinë në qendër të Noicattaro.  Burri përfundoi në burg ndërsa gruaja iu nënshtrua arrestit shtëpiak. 

Zbulimi ndodhi pas disa javësh monitorimi në bashkitë e provincës së Barit. Policët mësuan kështu që dy bashkëshortët e kombësisë shqiptare, me banim në Noicattaro, kishin shndërruar një magazinë në një qendër të vërtetë të magazinimit dhe paketimit të drogës. Operacioni ndodhi gjatë natës dhe agjentët gjatë operacionit vunë re që gruaja u mundua të fshinte çelësat e magazinës në të brendshme.  Kjo sjellje nuk u shpëtoi policëve të cilët, pas një kontrolli të hollësishëm të ndërtesave në zonë, arritën të zbulonin garazhin nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë. Sapo hynë në dhomë, agjentët gjetën mbi tridhjetë kuti, zakonisht të përdorura për ruajtjen e frutave, brenda të cilave ishin fshehur pako të shumta me lëndë narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, Llagami

Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, Llagami