ITALI- Alfons Kaja, i riu 33-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij ditën e djeshme, teksa po shkonte në punë. Dyshohet se shkak ka qenë një atak kardiak, por familjarët kanë ngritur pretendime për neglizhencë nga spitali. Sipas dëshmisë së familjarëve, 33-vjeçari vetëm një ditë më parë kishte shkuar në urgjencë, por më pas doli nga spitali. Mediet italiane kanë dhënë me detaje lidhur me këtë ngjarje, e cila ka hije dyshimi brenda.
Në mbrëmje, shqiptari ishte në urgjencë, pasi nuk ishte ndjerë mirë dhe më pas, spitali e nxori me argumentin se kishte qenë një shqetësim i momentit. Në mëngjes, u zgjua, mori makinën, pësoi atak kardiak dhe vdiq. Ka me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 2007, në San Severino. Ai lë pas gruan e tij, Ada shtatzënë tre muajsh dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç e gjysmë. 33-vjeçari punonte si transportues dhe në momentin që pësoi atak ishte duke shkuar në punë. Kanë qenë shoferët e tjerë në rrugë që kanë lajmëruar ambulancën, por ishte tepër vonë.
Pas pretendimeve të familjarëve se kjo mund të shmangej, zëvendës prokurori Claudio Rastrelli ka nisur hetimet, ku do t'i bëhet autopsia që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Megjithatë, mediet shkruajnë se hetimet do shtrihen edhe për spitalin, duke qenë se një ditë më parë kishte qenë i shtruar.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.9%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1480
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
-
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja
20 Prill, 09:00
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
Normal qe ne si familjar kerkojm shpkegime se ka qen ne spital dhe me e cu ne shpi he se nuk ke gjo Ai skisht shku kot nspital Tishte ai mkek i zoti ishte mes nesh Daj u prefsh npaqe e pac drit djelli e nat bot kujtimi jot per ne do jet i paharruar
Përgjigju