Itali/ 'Mbushën' Siçilinë e Maltën me kanabis shqiptar, goditet grupi kriminal në Itali, 15 të arrestuar, mes tyre 4 shqiptarë! Sekuestrohen 430 kg drogë

Katër shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash që trafikonin drogë, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se grupi përbëhej nga italianë, maltezë dhe shqiptarë, ku në pranga janë vënë 15  dhe njëri po hetohet në gjendje të lirë.

Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld, Ledi e Emiljano Hoxhaj dhe Fatjon Cuca të cilët siguronin kanabisin nga Shqipëria për ta shitur më pas në Siçili, Lombardi e Maltë. Po ashtu grupi trafikonte edhe kokainë, ndërsa iu sekkuestrua në total rreth 430 kg drogë. Nuk dihet se si ra në gjurmët e policisë ky grup kriminal, ndërsa  hetimet janë zhvilluar në harkun kohor të disa muajve.

Personat e arrestuar:

Fatjon Cuca

Emiljano Hoxhaj

Eriseld Hoxhaji

Ledi Hoxhaji

Alessandro Agostino

Giuseppe Agostino

Salvatore Agostino

Mik Rruzare

Lucia Armeni

Antonio Bevilacqua

Rocco Bevilacqua

Antonio Salvatore Commisso

Roberto Melfi

Pietro Sessa

Gjon Spiteri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
VIDEO/ Policia italiane 'njeh' Shqipërinë etnike, publikon hartën e trojeve shqiptare nën flamurin kuqezi

Guardia di Finanza italiane njoftoi sot se ka kryer një megaoperacion gjatë ditës së sotme dhe ka arrestuar 16 persona për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe 4 shqiptarë, të cilët dërgonin drogën nga Shqipëria në Itali, e cila më pas shpërndahej në qytetet e vendit si edhe në Maltë.

Në një video sqaruese të operacionit dhe e publikuar në në faqen e Guardia di Finanzas është shfaqur edhe harta e Shqipërisë, me trojet e saj etnike, e mbuluar nga flamuri kuqezi.

Harta e Shqipërisë e shfaqur nga Guardia di Finanza paraqet Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut si edhe Çamërinë në një të vetme. Duke se bluve të Italisë i ka shpëtuar si gafë një detaj i tillë.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotir: 01/12/2021 14:08

    Nuk ka mundesi. Rama i ja vene tapen Shqiperise dhe as del e as hyn kanabis. Shikoni se mos e kane mbjelle ne Itali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Modric dhe Benzema i japin Realit trofenë e parë sezonal