Itali, nga mesi i tetorit çertifikata e shëndetit bëhet e detyrueshme për punonjësit e të gjitha sektorëve

Ditën  e enjte qeveria italiane do të prezantojë dekretin ri në lidhje me funksionimin e Certifikatës së Shëndetit, e cila do të hyjë në fuqi më 10 ose 15 tetor. Rajonet i kanë dhënë dritën jeshile nismës së qeverisë, duke përfshirë tanimë në detyrimin për pasjen e një certifikate shëndeti edhe për punonjësit e kompanive private.

Në dekretin e miratuar javën e kaluar, hyrja në fuqi e detyrimit të vaksinimit për punëtorët që kryejnë punë në kompani shtetërore dhe private u caktua për 10 tetor ose 15 tetor për të marrë të paktën njërën dozë.

Dekreti i ri do të sigurojë që punëtorët në të gjitha zyrat publike nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në vendin e punës pa certifikim, një përpjekje kjo për të ulur edhe punën nga shtëpia në 15%.

Përtej asaj date ekziston rreziku që kurba të mund të ngrihet përsëri për shkak të rihapjes së shkollave dhe lëvizjeve të shumta në transportin publik.

Certifikata e Shëndetit është vendosur tashmë në fuqi për pronarët dhe punonjësit e lokaleve dhe ajo tashmë kërkohet  edhe nga klientët. Lista përfshin bare dhe restorante, palestra, pishina, kinema, teatro, muze, dhoma lojërash.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv