Itali/ Operacion anti-drogë në Perugia! Disa shqiptarë të arrestuar, kishin krijuar një grup kriminal dhe trafikonin të lëndëve narkotike në zonë

Itali/ Operacion anti-drogë në Perugia! Disa shqiptarë të arrestuar, kishin krijuar një grup kriminal dhe trafikonin të lëndëve narkotike në zonë

Foto ilustruese

ITALI- Një operacion anti-drogë i policisë ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit në Itali ku deri më tani raportohet se në pranga kanë rënë disa shqiptarë. Operacioni po zhvillohet në komunën Città delle Pieve, të Perugias.

Shqiptarët e arrestuar, sipas asaj që raportohet në mediat italiane akuzohen për trafik droge, veçanërisht hashash dhe kokainë, ndërsa detaje të tjera rreth këtij operacioni të policisë italiane do të bëhen të ditura në vijim.

Disa agjentë morën masa për ekzekutimin e urdhrave të paraburgimit në burg, pas një hetimi që bëri të mundur konstatimin se grupi i shqiptarëve që drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës ishte aktiv në zonën e liqenit "Trasimeno".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)