Itali, pas një sherri në lokal politikani qëllon për vdekje emigrantin maroken

Itali, pas një sherri në lokal politikani qëllon për vdekje emigrantin maroken

Një politikan italian i partisë “Lega Nord” në Itali,  Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken, duke shkaktuar reagime të shumta në vendin fqinjë.

Matteo Salvini,  ish-ministër i brendshëm dhe kryetar I partisë e vila ka në thelb të programit të saj një platformë anti-emigrantë I doli në mbrojtje anëtarit të partisë së duke theksuar se ai ishte një person tejet I respektuar në komunitetin lokal.

"është viktima e një sulmi, ai u përgjigj dhe aksidentalisht qëlloi," tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke theksuar se Adriatici kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke sugjeruar që El Boussetaoui kishte një rekord penal.

Kundërshtarët politikë e kritikuan udhëheqësin e Lidhjes për nxjerrjen e konkluzioneve para se policia të kishte përfunduar hetimet.

"Të gjithë, pa përjashtim duhet të dënojnë logjikën e Perëndimit të Largët. Nëse Lega mendon se bartja e armëve sjell siguri, atëherë kjo me të vërtetë është shqetësuese, sepse sjell vetëm gjakderdhje dhe sigurisht jo rend dhe ligj,"tha Vinicio Peluffo, kreu i Partisë Demokratike në rajonin verior të Lombardisë.

Ashtu si vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Italia ka ligje të ashpra pwr pronësinë dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Adriatici, i cili quhej lokalisht "sherifi", ishte në krye të portofolit të sigurisë brenda këshillit të qytetit.

Adriatici u vendos në arrest shtëpiak të Mërkurën pasi qëlloi për vdekje emigrantin 39 vjeçar pas një grindjeje në lokal.

Media lokale tha se grindja shpërtheu midis dy burrave në një lokal në Voghera qendrore. Adriatici u citua të thoshte se arma u hap pasi El Boussetaoui e shtyu atë në tokë ndërsa ai po përpiqej të thërriste policinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria