Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve
Foto nga momenti kur policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve
Në Itali 39 tonë ëmbëlsira tradicionale të Krishtlindjeve dhe lëndë të parë që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar, tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin çertifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.
Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike.
Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro, raportojnë mediat italiane.
Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin.
Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu.
Menaxheri i një pasticerie në provincën e Romës është liruar me kusht pasi kishte nxjerrë në shitje produkte ëmbëlsirash të Krishtlindjeve të prodhimit industrial të etiketuara dhe të deklaruara artizanale si produkte gastronomike artizanale, duke fituar shuma të larta të paligjshme dhe duke mashtruar blerësit. Po ashtu janë sekuestruar edhe 6 kilogramë ëmbëlsira semifredo.
S.S/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.7%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
52.3%
Vota total: 11750
Lajme të tjera
-
Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën
2 Maj, 15:05
-
Itali/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku (VIDEO)
1 Maj, 19:31
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill, 16:51
-
Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg
29 Prill, 13:02
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Elba të Italisë, uji merr me vete automjetet
28 Prill, 14:57
-
VIDEO/ 5 kundër 1, banda rreh brutalisht të riun për ti marrë telefonin
28 Prill, 09:09
-
Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve
27 Prill, 16:31