Itali/ Regjistrohen 440 të shëruar dhe 24 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Pamje nga Italia

ITALI- Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 224 raste të reja me COVID-19, 38 persona më pak se ditën e djeshme. Ndërsa të vdekur janë 24 raste dhe të shëruar 440.

Numri total i të infektuarve shkon në 238.499, i të shëruarve 182 mijë e 893 persona dhe numri i të vdekurve në 34.634 persona.

Në rajonin e Lombardisë, ku u kryen 7.825 tampona, pati 128 raste të reja dhe 13 vdekje. Të shtruar në spital me simptoma janë 2,314 pacientë, prej të cilëve 148 në kujdes intensiv.

Tabela me të dhënat e të prekurve nga COVID-i

  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dalin Exit Pollet e para për zgjedhjet në Gjermani! CDU/CSU dhe SPD 'kokë më kokë'