Itali, ruletë ruse me pistoletë
qëllohet në kokë një shqipta

Itali, ruletë ruse me pistoletë<br />qëllohet në kokë një shqipta
FIRENCE - Qëllohet në kokë duke luajtur ruletën ruse në gjendje të dehur. Kjo ka ndodhur pak mëngjesin e sotëm në Firence dhe protagonist është një shqiptar 20-vjeçar me emrin Amarildo Mehmeti.

E vetmja plagë e rëndë është në kokë, tëmth, ku kishte vendosur edhe armën i riu. Ai ishte në banesën e tij në gjendje të dehur kur ka qëlluar me pistoletë.

Arma, një pistoletë me mulli, kalibër 38 milimetrash, ka rezultuar e vjedhur në një banesë në Settime dhe ishte nxjerrë nga një kasafortë për të luajtur ruletën ruse. Karabinierët kanë lëshuar një urdhër-arresti ndaj të plagosurit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka ndërtuar ngjarjen, pas dëshmisë së dhënë nga një shok i të plagosurit. Sipas tij, herën e parë pistoleta Mehmeti e kishte drejtuar në kofshë, ka qëlluar bosh por herën e dytë ai e ka vendosur armën në kokë, duke qëlluar veten me plumb e duke u plagosur rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit