Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro

Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro

ITALI- 53 kilogram kokainë janë sekuestruar në Itali dhe tre shqiptarë kanë rënë në pranga. Droga u sekuestrua në portin e Livornos nga policia e financave dhe agjencia doganore. Tre shqiptarët janë arrestuar nën akuzën për trafik droge.

Kontejneri me kokainë kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe ishte ankoruar në portin e Livornos në Itali. Policia ka vënë re lëvizje të dyshimta në kontejner gjatë natës dhe pasi kanë ushtruar kontrollin kanë gjetur kokainë të ndarë në pako.

Autoritetet i kapën në flagrancë tre shqiptarët, të cilët po shkarkonin kokainë nga kontejneri. Nëse droga do të dilte në treg, do të kapte vlerën 10 milionë euro.

Kokaina e sekuestruar

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Minxhozi: Kriza reale s’janë zyrat e 4 komunave, por çarja mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-të

Minxhozi: Kriza reale s’janë zyrat e 4 komunave, por çarja mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-të