Itali, sheshe bashkish emërtohen në kujtim të viktimave dhe heronjve të COVID-19

Itali, sheshe bashkish emërtohen në kujtim të viktimave dhe heronjve të COVID-19

Qyteti italian i Pianengos, me rreth 2 500 banorë, në zonën e Kremonës, ka vendosur ta emërtojë sheshin e bashkisë në kujtim të viktimave dhe heronjve të koronavirusit.

Është bashkia e parë italiane që vendos ta bëjë këtë gjë, por zgjedhja e saj ka qenë ideale edhe për qytete të tjera si Kembrixhi në Angli, Stokholmi në Suedi dhe provinca kanadeze e Albertës.

Ceremonia e emërtimit të katër shesheve do të zhvillohet në orën 18:30, më 29 qershor dhe do të shihet live në të gjithë botën.

“Ideja erdhi nga një bashkëqytetar, ku lajmi bëri xhiron e botës, dhe na bashkoi në kujtim të atyre që nuk ia dolën dot”, theksoi kryetari Roberto Barbaglio në provincën e Kremonës.

”Virusi ka larguar kaq shumë persona nga jeta jonë, ky është një veprim më shumë se i duhur, madje edhe ndaj personave që në vijën e parë luftuan koronavirusin”, theksoi ai.

Dje autoritetet italiane raportuan 74 humbje jetën, e ndërsa një bilanc pozitiv ka sa i përket numrit të të shëruarve. Mediat italiane bëjnë me dije se janë shëruar 1 mijë e 874 persona, duke e çuar në total këtë numër në 157 mijë e 507.

Në bilancin ditor, autoritetet zyrtare bëjnë me dije se të infektuar gjithsej janë 233 mijë e 19.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, që përfaqëson edhe sot rreth 60% të të infektuarve të rinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh