Itali, shkatërrohet banda e drogës
mes të arrestuarve 3 shqiptarë

Itali, shkatërrohet banda e drogës<br />mes të arrestuarve 3 shqiptarë<br>
Një organizatë kriminale italo- shqiptare është goditur nga policia e Vicencës, duke ccuar në pranga 10 persona, shqiptar, italian dhe një shtetas afrikan nga Burkina Faso.

Sipas mediave italiane organizata merrej me trafikun e heroinës dhe marijuanës, në provincën e Berices.

Operacioni i policisë kishte dy vite që kishte filluar, ndërkohë që policia ka zbuluar se grupi arrinte të shiste të paktën një kile drogë në një javë.

Mes personave të arrestuar janë edhe tre shqiptarë, dy me mbiemër Kërtusha. Sipas mediave italiane në krye të piramidës qëndronte Ahmet Balla, 39 vjeç dhe dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kërtusha, 26 dhe 23 vjeç.

Detyra e tyre ishte të transportonin drogën nga Spanja, e cila ishte edhe vendi ku blihej drejt Italisë, ku më pas edhe shitej.

Grupi pjesë e të cilit ishin edhe dy gra u zbulua pas dëshmisë së një klienti të rrahur për shkak të borxhit për drogë.
shqiptaret
(Tre shqiptarët e arrestuar Ahmet Balla në të majtë, në mes Mario Kertusha dhe në të djathtë Sabrino Kertusha)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë